Studim

November 9, 2018 | 10:02

Studim / Meshkujt e fiksuar pas palestrës janë më të rrezikuar nga depresioni

Meshkujt që janë të fiksuar pas shkuarjes në palestër për të bërë trupin e përsosur, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ka gjetur një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) dhe Universiteti i Harvardit thonë se gati 10% e meshkujve të anketuar kishin një çrregullim të imazhit të trupit, duke besuar se kishin shumë yndyrë dhe donin të ishin më të dobët. Për shkak të këtij çrregullimi, ata kishin më shumë gjasa për të pirë alkool në  fundjavë, apo të aplikonin një dietë dhe të përdorin steroide.

Ekipi thotë se studimi i tij është i pari që heton marrëdhëniet e burrave me muskujt e tyre dhe se duhet të jenë më shumë burime për të ndihmuar numrin në rritje të meshkujve që luftojnë me çrregullime të imazhit të trupit. Në këtë studim ekipi përfshiu më shumë se 2,400 burra amerikanë mes moshave 18 dhe 32 vjeç. Studiuesit vlerësuan zakonet e  tyre të shkuarjes në palestër dhe imazhin që ata kishin për trupin, dhe për masën muskulore.

Pothuajse 10% e meshkujve që kishin një çrregullim të imazhit të trupit, që do të thotë se ata e panë veten si shumë të dhjamur dhe dëshironin të ishin më të dobët. Burrat e fiksuar pas palestrës kishin katër herë më shumë gjasa të përdorin produkte të paligjshme, dhe steroid anabolike për ndërtimin e muskujve. Studiuesit gjithashtu zbuluan se më shumë se një në tre burra kishin mbajtur dietë vitin e kaluar që nuk kishin lidhje me obezitetin.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top