Në fokus

November 9, 2018 | 9:25

OBSH: Stresi, epidemia e shekullit…

Stresi mund të konsiderohet tashmë epidemi. OBSH e konsideron si të keqen e shekullit. Statistikat flasin për shifra alarmante, ku në SHBA vuajnë 40 % e popullsisë, ndërsa në Italinë fqinje çdo 10 persona, 9 janë të stresuar, ku përfshihen edhe të gjitha pasojat e tjera si debulesa, depresioni, dhimbja e kokës, ankthi, pagjumësia, rënie flokësh etj. Janë një sërë studimesh që janë fokusuar pikërisht tek stresi dhe pasojat e tij në shoqërinë bashkëkohore.

Ndër shkaqet kryesore renditen: marrëdhëniet e tendosura personale dhe profesionale, duke qenë se kushtet favorizojnë konfliktualitetin dhe gjendjen e ankthit të vazhdueshëm. Zinxhiri i gjendjes së pakëndshme vijon me simptoma të cilat manifestohen kryesisht me vështirësi në frymëmarrje, gjende irritimi, shpërthime zemërimi që ndiqet më pas nga ndjenjat e fajit.

Të gjitha këto, me kalimin e kohës krijojnë në organizëm një gjendje kolapsi dhe për këtë arsye psikologët dhe ekspertët këshillojnë që të ndjekim 5 rregulla të thjeshta. Sipas tyre, xhentilesa, të qeshurit, përsëritja e disa veprimeve të përditshme, reduktim i qëndrimit para një ekrani teknologjik dhe të ngrënit në tryezën familjare me qetësi, janë të gjitha shumë të rëndësishme për të ndikuar pozitivisht në gjendjen psiko-fizike.

 

Burimi / tvklan.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com