Studim

February 21, 2018 | 9:06

Studim / Mjaftojnë 5 ditë me gjumë të reduktuar, për të dëmtuar trurin

 

Mjaftojnë vetëm 5 ditë mungesë gjumi për të lënë “shenja” në tru, dëmtime strukturore ndaj fibrave nervore: një studim mbi minjtë e kryer nga Chiara Cirelli e Universitetit të Wisconsin-Madison dhe Michele Bellesi nga Universiteti Politeknik i Marche (Ancona) arritën në përfundimin se veshja mbrojtëse që insulon nervat, mielen, pakësohet në vetëm 5 ditë mungesë gjumi.

Bellesi shpjegon, “Ne mbajtëm minjtë zgjuar për 4 ditë e gjysmë, kështu që zvogëlimi i gjumit ishte rreth 70% (Dmth. Minjtë fjetën vetëm një të tretën e normales). Kufizimi i gjumit për një njeri që fle mesatarisht 7 orë në natë – thotë eksperti – do të thotë ta bëjë atë të flejë rreth dy orë në natë për 4 ditë e gjysmë”.

Me këtë kufizim të gjumit, efektet mbi kafshët ishin të dukshme dhe të menjëhershme: menjëherë pas humbjes së gjumit u vërejt një reduktim në trashësinë e mielenit, një strukturë themelore për shëndetin e trurit.

I njëjti dëm mund të ndodhë edhe me një privim më pak intensiv, por më të qëndrueshëm të gjumit (për shembull, duke fjetur vetëm 5 orë në natë për disa javë), thotë Bellesi.

“Ne nuk e dimë – shpjegon Cirelli – nëse mungesa e mielenit mbetet në afat të gjatë, por studimi, i pari i këtij lloji, sugjeron që mund të ketë dëmtime strukturore për shkak të humbjes së gjumit edhe në një strukturë të tillë, që konsiderohet të jetë shumë ‘e qëndrueshme'”.

Mbetet për t’u treguar nëse e njëjta gjë ndodh tek njerëzit, tregon Bellesi. Një drejtim i mundshëm i këtij hulumtimi, përfundon ai, mund të jetë përdorimi i tomografisë së pozitronit (PET) me gjurmë radioaktive për të zbuluar nëse mungesa e gjumit shkakton reduktim të përmbajtjes së mielenit edhe në njerëz.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top