Studim

February 16, 2018 | 14:36

Studim / Muzika ndikon në zhvillimin intelektual të fëmijëve

Mësimet muzikore zhvillojnë më mirë trurin e fëmijëve dhe gjithashtu janë të dobishme për autizmin.

Si ndikon muzika në trurin e fëmijëve?

Prindërit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, për të nxitur zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre. Në realitet, ata nuk kanë nevojë për ndonjë lloj kursi apo teknike. Mësimet e muzikës mund të jenë të mjaftueshme për të stimuluar trurin e fëmijëve. Kjo të paktën është ajo që sugjeron një studim nga një ekip hulumtuesish meksikanë.

Studimi përfshinte 23 fëmijë mes moshës pesë dhe gjashtë vjeç. Të gjithë ishin të shëndetshëm, pa asnjë lloj çrregullimi neurologjik ose ndijor dhe pa ndonjë problem të perceptimit. Asnjë prej tyre nuk kishte ndjekur kurse në lidhje më muzikën. Të gjithë u ftuan të ndiqnin një kurs muzikor për nëntë muaj. Përveç kësaj, ata iu nënshtruan dy rezonancave të avancuara magnetike. Një rezonancë u krye në fillim të studimit dhe një pas nëntë muajsh, në fund të mësimeve. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse muzika kishte pasoja në trurin e fëmijëve.

Kapacitete më të mëdha njohëse

Autorët vlerësuan me kujdes imazhet e marra në dy rezonancat, për të parë nëse kishte ndryshime. Ata zbuluan se truri i fëmijëve ndryshonte në të vërtetë pas ekspozimit ndaj muzikës. Në rezonancat e kryera në fund të kursit nëntë mujor pati një rritje në gjatësinë e akseve të zonave të ndryshme të trurit. “Përjetimi i muzikës në moshë të vogël kontribuon në zhvillimin e trurit duke optimizuar krijimin dhe forcimin e rrjeteve nervore dhe stimulimin e tipareve ekzistuese të trurit”, shpjeguan ekspertët.

Një aleat kundër autizmit

Përveç zhvillimit të aftësive intelektuale dhe njohëse, muzika mund të ketë efekte pozitive në autizëm.  Marrja e kurseve në muzikë nuk ndikon vetëm në aftësitë muzikore dhe në ndjeshmërinë artistike. Është gjithashtu e mirë për trurin e fëmijëve, sepse i stimulon ata të përfundojnë detyra të ndryshme, duke përfshirë dëgjimin, lëvizjen, mendimin, emocionet dhe aftësitë sociale.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top