Sipas një studim të ri të publikuar në British Journal of Sports Medicine zbuloi se ngritja e peshave që kombinohet me sasinë e rekomanduar të ushtrimeve aerobike sjell përfitime shëndetësore
Studimi i ri analizoi të dhënat nga 99,713 të rritur gjatë një periudhe 10-vjeçare. Në fillim të studimit, pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh kishin ngritur pesha në 12 muajt e fundit. Atyre iu dhanë opsionet më pak se një herë në muaj, një deri në tre herë në muaj, një deri në dy herë në javë ose tre deri në shtatë herë në javë.
Ai zbuloi se njerëzit që përmbushnin udhëzimet për aktivitetin aerobik dhe ngrinin pesha një deri në dy herë në javë, u shoqëruan me një ulje prej 41% deri në 47% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, krahasuar me njerëzit që nuk ushtroheshin, sipas CNN .
Ndërsa njerëzit që përmbushnin vetëm udhëzimet për aktivitetin aerobik, por nuk ngrinin pesha, kishin një rrezik 32% më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.
Për më tepër, ata që ngrinin pesha, por nuk bënin palestër aerobike panë një rrezik 22% më të ulët në vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, raportoi CNN .
Përveç reduktimit të rrezikut të vdekjes së hershme, ngritja e peshave ka edhe përfitime të tjera
Sipas Katie Gould , një trajnere në Filadelfia, “stërvitja e forcës është një nga mjetet më të mëdha për të dalë nga dhimbja , për sa kohë që e bëni atë me teknikë dhe shtrirje të mirë.”
Përgatiti K.M/ Burimi huffpost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.