Kemi dëgjuar shpesh herë që alkooli është i dëmshëm për shëndetin, por çdo gjë bazohet tek sasia e konsumuar gjatë ditës. Një studim i ri sugjeron se pak alkool ndikon pozitivisht tek çdo njeri.
“Asnjë nuk e përjashton faktin që disa njerëz pijnë shumë alkool. Polemikat përqendrohen vetëm në rast se ka nivel të ulët konsumi. Kur alkooli konsumohet çdo natë nga një gotë ul rrezikun e vdekjes duke e krahasuar me rastet kur konsumohet një sasi e lartë për dy ose tre herë në javë”, tha Richard Hoffman që ishte në krye të studimit.
Ai shton se alkooli duhet shoqëruar gjithmonë me ushqim pasi ul përqendrimin e alkoolit në gjak.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.