Mirëqenie

November 27, 2018 | 11:11

Mjeku Ylli Merja: Rëndësia e Gingo Biloba, bimë mrekullibërëse që lufton tensionin e lartë, ankthin dhe frikën

Gingo Biloba, një ndër bimët më të vjetra që ekzistojnë në planetin tonë. Është një bimë që daton prej 270 milionë vitesh më parë. Është një bimë që ka efekte shumë të forta në organizmin e njeriut.  

Ylli Merja, specialist i mjekësisë alternative

Ylli Merja, specialist i mjekësisë alternative

Kjo bimë ka veti të forta antioksidante. Ndihmon në forcimin e memories dhe sinkronizon dërgimin e sinjaleve midis neuroneve. Kur kalojmë një periudhë të lodhshme apo stresuese, neuronet (qelizat e trurit) fillojnë të mos lëshojnë sinjalet nga njëri tek tjetri në mënyrë të njëpasnjëshme dhe me intensitetin e duhur. Ato i dërgojnë sinjalet e dobësuara, kështu fillon stresi dhe më pas depresioni.

Gingo Biloba ndihmon në këtë proces në tru, duke larguar toksinat, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sinkronizuar punën e neuroneve. Ndihmon individët që vuajnë nga ankthi dhe frika.

Gingo Biloba ndihmon në uljen e tensionit pasi zgjeron enët e gjakut. Prandaj këshillohet të përdoret nëse keni tension të lartë apo dhimbje nga pjesa e prapme e kokës nga tensioni.

Përdorimi: në 3 gota ujë zien 1 lugë gjelle me gjethet e bimës, pihen 2 gota në ditë.

Kujdes! Fruti i bimës nuk duhet konsumuar, pasi është helmues.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top