Adhuruesit e kafshëve me siguri do të jenë të lumtur të dinë se personat që flasin me kafshët janë më të zgjuar. Le të zbulojmë së bashku pse njerëzit që flasin me kafshët janë më të zgjuar dhe çfarë i bën ata më të mirë.
Çfarë mund të jetë më mirë sesa të kesh një kafshë shtëpiake me të cilën mund të bisedosh për të nxjerrë gjithë mërzinë pa u gjykuar? Asgjë! Vetëm ata që kanë një qen në shtëpi mund ta kuptojnë dashurinë dhe gëzimin e dhënë nga një kafshë shtëpiake dhe të mos mendojnë se kushdo që flet me kafshët është i çmendur.
Shkenca e thotë se njerëzit që flasin me kafshët janë më të zgjuar.
Sipas një studimi nga Gary D. Sherman dhe Jonathan Haidt nga Universiteti i Harvardit, njerëzit që i duan kafshët dhe që shpesh bisedojnë me ta janë më të zgjuar se të tjerët. Ata që flasin me kafshët u atribuojnë atyre një personalitet njerëzor ose antropomorf. Kjo tendencë është një qëndrim që të gjithë kanë pasur që nga fëmijëria. Sidoqoftë, vetëm ata që i duan kafshët e mbajnë atë edhe në moshën e rritur. Profesori Nicholas Epley, profesor i shkencave të sjelljes në Universitetin e Çikagos, shpjegoi se është pikërisht kjo karakteristikë që i bën adhuruesit e kafshëve më të zgjuar.
Për më tepër, ata që kanë këtë qëndrim tregojnë një krijimtari të jashtëzakonshme që përkthehet në ndjeshmëri me njerëzit dhe kafshët që bëhen miq besnikë, ndonjëherë edhe më të mirë se njerëzit.
Nga tani e tutje nuk do të keni më turp kur flisni me qenin apo macen tuaj sikur të ishte shoku juaj prej kohësh. Dëshironi një këshillë? Injoroni këdo që ju kritikon për këtë aspekt të veçantë të personalitetit tuaj.
Burimi / https://www.dididonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.