Feja mund të jetë një pjesë e rëndësishme, ngushëlluese e jetës së shumë njerëzve dhe ka qenë e lidhur me rezultate pozitive të shëndetit mendor.
Një studim i botuar në Gazetën për Studimin Shkencor të Fesë, sugjeron një marrëdhënie më të ndërlikuar midis fesë dhe mirëqenies psikologjike, duke u fokusuar veçanërisht në lidhjen me Zotin. Studiuesit W. Matthew Henderson dhe Blake Victor Kent përdorën të dhëna nga Anketa e Fesë në Baylor 2010, e cila përfshinte informacione përkatëse nga 1624 pjesëmarrës të rritur. Ky studim përdori masat e shqetësimit për variablat e varur, duke përfshirë shqetësimin e përgjithshëm, ankthin e përgjithësuar, ankthin social, paranojën, obsesionin dhe detyrimin. Lidhja me Zotin, variabli i pavarur, u mat duke përdorur një shkallë me nëntë pika që përfshinte pyetje të tilla si “Unë mendoj se Zoti në përgjithësi më përgjigjet”. Ky studim tregoi se pjesëmarrësit që ndiheshin të lidhur në ankth me Zotin përjetojnë nivele më të larta të të gjitha masave të ankthit. “Në thelb ajo që kemi gjetur është se ata që janë më pak shmangës në marrëdhënien e tyre me Zotin kanë nivele më të ulëta të shqetësimit psikologjik,” shpjegoi Henderson në një njoftim për shtyp. “Kjo sfidon kërkimin ekzistues. Këto të dhëna sugjerojnë se janë vetëm ata në mes, ata që përjetojnë pasiguri në marrëdhënien me Zotin, dhe jo ata që shmangin, që kanë shëndet më të keq mendor. Ky studim ndërmori hapa të rëndësishëm për të kuptuar më tej lidhjen midis fesë dhe mirëqenies.
Përgatiti K.I / Burimi www.psypost.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.