Studim

September 19, 2020 | 8:14

Studim / Njerëzit sarkastikë janë më të rrezikuar ndaj sulmeve në zemër

Njerëzit sarkastikë dhe nervozë janë më të rrezikuar ndaj sulmeve në zemër, zbulojnë studimet e fundit. Sipas “Daly Mail”, studimi zbuloi se ata që shfaqnin tipare armiqësore të karakterit, përfshirë sarkazmën, cinizmin, inatin, padurimin, ose nervozizmin, rrezikonin një sulm kardiak, madje edhe vdekjen, gjatë 2 viteve të ardhshme.

Studiuesit thonë se kjo mund të ndodhë për shkak të negativitetit të vazhdueshëm, i cili rëndon shëndetin e tyre. Këta persona kanë më pak të ngjarë që të kujdesen edhe për mirëqenien e tyre. Ata mund të përfundojnë duke konsumuar duhan, alkool dhe një dietë jo të shëndetshme.

Në fund të dy viteve, niveli i mbijetesës së pjesëmarrësve u krahasua me rezultatet e personalitetit të tyre. Si rezultat, armiqësia mund të parashikonte me saktësi mundësitë që kishte një person për të vdekur nga sulmi në zemër. Studiuesit thanë se karakteri i dikujt mund të ndikojë në zemër përmes mekanizmave të sjelljes dhe psikologjisë.

Individët që janë armiqësorë, kanë rritur kohën e mpiksjes së gjakut, kanë nivele më të larta të adrenalinës, mbi nivelet normale të kolesterolit dhe të triglicerideve, thanë studiuesit. Studimet e mëparshme kanë treguar se të qenit optimist ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular, zvogëlimin e hormoneve të stresit, të pulsit dhe të presionit të gjakut.

Njerëzit optimistë ushqehen më mirë, stërviten më shumë dhe kanë më pak mundësi që të përfundojnë duke konsumuar alkool. Shkencëtarët gjithashtu besojnë se gjendja e përgjithshme shpirtërore e dikujt ndryshon nivelet e hormoneve të dëmshme dhe të dobishme në trupin e njeriut.

 

Burimi / http://www.panorama.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top