Teste

September 19, 2020 | 8:16

Test vizual / Gjëja e parë që shihni zbulon diçka më shumë për personalitetin tuaj

Testet psikologjike vizuale na ndihmojnë të zbulojmë diçka më shumë rreth personalitetit tonë, domethënë frikën, vlerat, qëllimet dhe aspiratat. Qëllimi i tyre është të nxjerrin gjithçka që është në nënvetëdijen tonë.

Ky test i thjeshtë bën vetëm një pyetje, cila është gjëja që shihni së pari? Përgjigja do të zbulojë diçka më shumë rreth karakterit dhe mënyrës së të qenurit.

  1. Personi që qëndron në kodër

Nëse ajo që patë së pari ishte personi në kodër, kjo do të thotë që ju jeni njerëz shumë realistë dhe që gjithmonë përpiqeni të përmbushni detyrat tuaja. Karakteri juaj ju shtyn të kërkoni të fitoni dhe mund të dukeni si egoist, ndërsa në realitet jeni shpirtra të besueshëm si me miqtë ashtu edhe me kolegët.

  1. Fytyra e një gruaje

Nëse gjëja e parë që keni parë ishte fytyra e një gruaje, ju jeni një person emocional me një shqisë të gjashtë që jo të gjitha qeniet njerëzore mund ta kenë. Falë instikteve tuaja, ju mund të merrni vendimet e duhura dhe jeni këshilltarë të shkëlqyeshëm. Nga ana tjetër ju jeni vetmitarë që ju pëlqen të kaloni kohë nën shoqërinë e vetvetes.

  1. Hëna

Së fundmi, nëse gjëja e parë që shikoni është hëna, kjo do të thotë që ju jeni njerëz qesharakë dhe të mirë, të ashtuquajturit ‘miq’ që të gjithë do të donin të kishin. Ju jeni gjithashtu shumë konkret dhe largpamës, duke arritur të mendoni përpara dhe të organizoni jetën tuaj deri në detajet më të vogla.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top