FB

November 10, 2022 | 10:00

Studim / Njerëzit tërheqës cilësohen egoist

Njerëzit që e shohin veten si tërheqës kanë më shumë gjasa të veprojnë me egoizëm, madje edhe në kurriz të të tjerëve, ka zbuluar një studim i ri. Studiuesit kinezë anketuan më shumë se 1300 individë për të vlerësuar se sa të bukur mendonin se ishin si dhe nivelet e tyre të së drejtës dhe egoizmit.

 

Ata që e vlerësonin shumë pamjen e tyre, kishin më shumë gjasa të vepronin në interesin e tyre. “Hulumtimi ynë sugjeron që në vend që të tregojnë reciprocitet duke i trajtuar mirë të tjerët, njerëzit tërheqës priren t’i marrin ato trajtime si të mirëqena dhe të besojnë se ata kanë të drejtë për më shumë.

 

Shmangia e këtyre paragjykimeve mund të jetë një zgjidhje themelore për reduktimin e sjelljes me interesa personale midis individëve tërheqës”, thanë autorët e studimit. Njerëzit tërheqës shihen si më inteligjentë, më të sigurt dhe të besueshëm, në atë që është konsideruar si ‘privilegj i bukur’.

 

 

Burimi/abcnews.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top