Sipas një studim nga Ekipi i Institutit Kërkimor të Demencës në Mbretërinë e Bashkuar në Universitetin e Cardiff, orët inteligjente (Smartwatches) mund të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit deri në shtatë vjet përpara simptomave.
Ekpertët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat e 103,712 përdoruesve të orëve inteligjente.
Duke gjurmuar shpejtësinë e tyre të lëvizjes gjatë një jave të vetme, ata ishin në gjendje të parashikonin se cili do të zhvillonte Parkinson. Shpresohet se kjo mund të përdoret përfundimisht si një mjet kontrolli.
Truri i njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit dëmtohet gjatë shumë viteve, por shpesh në kohën kur diagnostikohet, tashmë ka pasur shumë dëmtime të pakthyeshme në qelizat e trurit.
Orë inteligjente, tha udhëheqësja e studimit Dr Cynthia Sandor, mund të ofrojnë një mënyrë të lirë dhe të besueshme për të identifikuar Parkinsonin në fazën e hershme.
“Ne kemi treguar se një javë e vetme e të dhënave të kapura mund të parashikojë ngjarje deri në shtatë vjet në të ardhmen. Me këto rezultate, ne mund të zhvillojmë një mjet të vlefshëm depistues për të ndihmuar në zbulimin e hershëm të Parkinsonit”, tha ajo.
Burimi / Rtsh
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.