Studim

July 11, 2020 | 8:10

Studim / Pandemia ka rritur depresionin pas lindjes

Shëndeti mendor ka qenë një shqetësim serioz që me fillimin e pandemisë dhe në vazhdim. Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Albertës në Kanada zbuloi se depresioni pas lindjes është rritur gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave vihet re një rritje e numrit të grave nga 15% në 41%, që vuajnë nga depresioni pas lindjes. Gjithashtu raporti thekson se ka patur një rritje të numrit të grave, që po përjetojnë simptoma të buta dhe ankth, nga 29% në 72%.

Autorja e studimit, Margie Davenport u shpreh: Masat e izolimit shoqëror dhe fizik janë të nevojshme për të zvogëluar përhapjen e virusit. Kjo situatë po ndikon në shëndetin fizik dhe mendor të shumë individëve. Përjetimi i ankthit dhe depresionit gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin mendor dhe fizik të nënës, por edhe foshnjës, që mund të vazhdojnë me vite.

Më tej, ajo shton se çrregullimi i rutinës, ankthi për situatën e paqartë, problemet dhe shqetësimi ekonomik çojnë në probleme me ankthin dhe stresin, që ndikojnë në cilësinë e jetës së nënës dhe foshnjës.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top