Studim

February 14, 2018 | 8:54

Studim / Partnerët që kanë një jetë të mirë seksuale, tradhëtojnë më shumë

Tradicionalisht është besuar se sa më shumë marrëdhënie seksuale të kryesh më partnerin aq më pak mundësi do të ketë për tradhti mes çiftit.

Por kërkimet e reja kanë zbuluar se të kesh një jetë të mirë seksuale mund ta bëjë partnerin më të aftë për të tradhtuar.

Studiuesit sugjerojnë se njerëzit që me të vërtetë gëzojnë marrëdhënie seksuale të mira kanë më shumë gjasa të jenë jobesnikë sepse kërkojnë seks me partnerë të tjerë.

Një zbulim tjetër nga Universiteti Shtetëror i Floridës thotë se burrat me një grua atraktive kanë më pak gjasa të tradhtojnë se gratë me një burrë atraktiv.

Ata zbuluan gjithashtu se gratë tërheqëse kishin më shumë gjasa të qëndronin besnike sesa gratë më pak tërheqëse.

Por me meshkujt ndodh e kundërta, duke qenë më tërheqës kanë më shumë  gjasa të tradhtojnë.

Në studimin e publikuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, studiuesit ndoqën 233 çifte të sapo martuara deri në tre vjet e gjysmë martese.

Ata regjistruan një dokumentuar me detaje intime rreth marrëdhënieve të tyre, duke përfshirë kënaqësinë martesore, angazhimin afat-gjatë, nëse ata ishin të angazhuar në marrëdhënie jashtë martese dhe në qoftë se ata ishin ende së bashku.

Ata u treguan pjesëmarrësve në studim fotografi me burra dhe gra shumë tërheqës, si dhe fotografi të burrave dhe grave me bukuri  mesatare.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që ndaluan shpejt të shikonin një person tërheqës kishin më pak të ngjarë të kishin lidhje dashurore gjatë rrjedhës së studimit.

Një person që shikonte një person atraktiv për vetëm disa milisekonda më shumë, kishte 50% më shumë gjasa të tradhtonte se dikush që nuk ndalet para një fotoje tërheqëse.

Autorët thonë se kur u pyeten njerëzit besnikë për të vlerësuar se sa njerëz të tjerë ishin të pëlqyeshëm dhanë rezultate më të ulëta se njerëzit që vazhdonin të tradhtonin.

Burimi / oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top