Muzika mund të ndihmojë personat e prekur nga një iktus për të rikuperuar disa funksione cerebrale që e kanë humbur funksionin e tyre, siç është shikimi. Por nuk mjafton një muzikë çfarëdo: nevojiten melodi që pacienti i adhuron dhe i njeh.
Në të kundërt, një muzikë që nuk e pëlqen sjell rezultate minimale ose asgjë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Imperial College of London” pasi i nënshtruan në një sërë testesh vizive tre pacientë (të cilët me muzikën “e duhur” mundën të njihnin më saktë format dhe ngjyrat e dritave). Pse? Zonat e ndjenjave të aktivuara nga muzika u japin fuqi disa qarqeve cerebrale të rëndësishme në tru.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.