Një eksperte për shëndetin në universitetin e Oksfordit u ka kërkuar njerëzve që të mbajnë urgjentisht nën kontroll peshën e tyre. Pedagogia Susan Jebb tha se se nuk ka kohë më të mirë se sa izolimi për të humbur peshë sepse vetëm kështu e keni të pamundur të shkoni shpesh në dyqan.
“Njerëzit duhet ta përdorin këtë periudhë për të marrë ushqime të shëndetshme dhe të kontrollojnë dietën e tyre,” shpjegon ajo.
Komentet e saj vijnë pasi është konfirmuar se njerëzit mbipeshë mund të kenë probleme serioze të shëndetit, për shkak të koronavirusit të ri. Ndërkohë një hulumtim i fundit, ka zbuluar se mbipesha dyfishon rrezikun e shtrimit në spital për pacientët e prekur nga koronavirusi i ri, saktësisht duke qenë mbipeshë rreziku rritet me 60%.
Jebb paralajmëron se obeziteti ndikon në çdo organ tuajin dhe jo vetëm për sëmundjet e zemrës apo për infeksionin e kronavirusit të ri, kështu që tani është koha që të ndryshoni rutinën tuaj të konsumimit të ushqimeve. Universiteti i Glasgow-t publikoi një analizë ku pjesëmarrës ishin 340 britanikë të infektuar nga koronavirusi, nga ku u zbulua se të qenit mbipeshë ose obez shtoi rrezikun e tyre për të përfunduar në spital.
“Merrni kontrollin e jetës tuaj dhe sigurohuni që të keni vetëm gjërat e nevojshme në shtëpi, planifikoni blerjet tuaja dhe ushqimet që do konsumoni. Gjithashtu në pamundësi për të dalë mund ta mbushni kohën tuaj me stërvitje dhe ushtrime,” shprehet Jebb.
Shqetësimet se mbipesha duket se i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj COVID-19 ka bërë që ekspertët e shëndetit të jenë të shqetësuar dhe të kërkojnë kufizimin e lëvizjes për këta persona. Ekipi i universitetit në Glasgow mori të dhënat e tyre nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar dhe në këtë analizë morën pjesë persona nga mosha 37-70 vjeç. Pjesëmarrësit u analizuar në bazë të të dhënave të ndryshme si, pesha, nëse kishin konsumuar duhan, nëse personat merreshin me aktivitet fizik, përkatësia etnike dhe gjendja aktuale shëndetësore. Studiuesi kryesor Paul Welsh tha se megjithëse njerëzit obezë kanë më shumë gjasa të përfundojnë në spital me COVID-19, ndryshimet e menjëhershme në peshë nuk janë të këshilluara.
“Nuk është se ekziston një prag i “mbipeshës” përtej të cilit rreziku papritmas rritet, duket se sa më shumë yndyrë të ketë trupi, aq më i lartë është rreziku për t’u prekur nga Covid-19,” shtoi ai.
Ekipi i Glasgow shtoi se obeziteti rrit trombozën, e cila përkeqësohet tek një person i prekur me koronavirusin e ri. Një studim tjetër tek 17.000 të prekur nga koronavirusi i ri tregoi se shkalla e vdekjes ishte 37% më e latë mes pacientëve që ishin obez. Shkencëtarët po hulumtojnë një sërë teorish për këtë fakt. Disa thonë se qelizat yndyrore janë në nivele më të larta tek qelizat ACE-2 të cilët janë quajtur porta që virusi të prekë qelizat e shëndetshme. Shkencëtarët e tjerë shprehen se fajtore është shkalla e ulët e inflamacionit dhe ndikimit të peshës në organet e brendshme. Sipas tyre pesha e dhjamit në stomak e shtyn diafragmën lart, duke zvogëluar vëllimin e mushkërive. COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes e cila në raste të rënda, ndikon në funksionimin e mushkërive. Prandaj, sipas tyre aftësia e kufizuar e mushkërive do të përkeqësonte simptomat.
Burimi / https://gazetasi.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.