Studiuesit kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare, kështu që ato janë ekuivalente me ato të një 23-vjeçareje. Shkencëtarët në Kembrixh besojnë se ato mund të bëjnë të njëjtën gjë me indet e tjera në trup.
Qëllimi përfundimtar është të zhvillohen trajtime për sëmundjet e lidhura me moshën si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike. Shumë sëmundje të zakonshme përkeqësohen me kalimin e moshës dhe të mendosh për të ndihmuar njerëzit në këtë mënyrë është super emocionuese. Qëllimi i ekipit të Roslin nuk ishte të krijonte klone delesh apo njerëzish, por të përdorte teknikën për të krijuar të ashtuquajturat qeliza burimore embrionale njerëzore. Këto, ata shpresonin se mund të rriteshin në inde specifike, si muskujt, kërc dhe qelizat nervore për të zëvendësuar pjesët e konsumuara të trupit.
Ekipi i Prof Reik përdori teknikën IPS në qelizat e lëkurës 53-vjeçare. Por ata e shkurtuan banjën kimike nga 50 ditë në rreth 12. Dr Dilgeet Gill u habit kur zbuloi se qelizat nuk ishin shndërruar në qeliza burimore embrionale – por ishin rinovuar në qeliza të lëkurës që dukeshin dhe silleshin sikur vinin nga një 23- vjeç. Ai tha: “Më kujtohet dita kur mora rezultatet dhe nuk besoja se disa nga qelizat ishin 30 vjet më të reja se sa duhej të ishin. Ishte një ditë shumë emocionuese! “Qëllimi afatgjatë është të zgjasë jetëgjatësinë e shëndetit të njeriut, në vend të jetëgjatësisë, në mënyrë që njerëzit të mund të plaken në një mënyrë më të shëndetshme,” tha ai. Hapi tjetër është të shihet nëse teknologjia do të funksionojë në inde të tjera si muskujt, mëlçinë dhe qelizat e gjakut.
Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.