Pilulat e Pfizer dhe Merck, të cilat janë miratuar për përdorim urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe brenda 15 ditëve pritet të miratohen nga BE-ja, zvogëlojnë deri në 88% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes. Në studim morën pjesë 1219 persona dhe u konstatua se paxlovid uli rrezikun e shtrimit në spital ose humbjes së jetës me 88% në pesë ditët e para pas fillimit të simptomave të Covid.
“Rekomandohet dhënia e gjashtë tabletave në ditë, tre në mëngjes dhe tre në mbrëmje për gjithsej 5 ditë. Dhe nuk duhet të kalojnë 5 ditë nga kohëzgjatja e marrjes së tij”.
Efektet anësore më të shpeshta janë disleksia, diarreja, mialgjitë dhe hipertensioni. Gjithashtu, nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë. Lidhur me molnupiravir, pilula është e përshtatshme për pacientët mbi 18 vjeç.
Burimi / BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.