Studim

February 20, 2018 | 10:07

Studim / Produktet e pastrimit shtëpiak të dëmshme njësoj si duhani, veçanërisht për gratë

 

Produktet e pastrimi shtëpiak janë të dëmshme njësoj si të pish 20 pako cigare në vit. Kjo është ajo që ekspertët në Universitetin e Bergenit në Norvegji kanë arritur në përfundim, pasi produktet për pastrimin e shtëpisë ndikojnë në funksionin e mushkërive të femrave dhe jo tek meshkujt.

Ekspozimi i gjatë ndaj produkteve për pastrimin e shtëpisë ndikon në mënyrë të konsiderueshme tek funksioni i mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët. Studimi i kryer për 20 vite me radhë ka zbuluar se femrat janë më të ndjeshme ndaj këtyre produkteve krahasuar me meshkujt.

Autorja kryesore e studimit, prof. Cecile Svanes, thotë: “Kemi frikë se substanca të tilla kimike, duke shkaktuar vazhdimisht dëmtime të vogla në rrugët e frymëmarrjes ditë pas dite, vit pas viti, mund të përshpejtojnë dëmtimin e mushkërive me kalimin e moshës”.

Autorët e studimit sugjerojnë se substancat kimike tek produktet e pastrimit irritojnë membranën mukoze që vesh rrugët e frymëmarrjen në mushkëri, duke shkaktuar dëmtime afatgjate.

Më të rrezikuara janë sidomos gratë që i përdorin çdo ditë këto produkte për shkak të profesionit. E kundërta ndodh me meshkujt, pasi nuk ka ndonjë diferencë mes atyre që pastrojnë dhe atyre që nuk i përdorin asnjëherë këto produkte.

Shkencëtarët thonë se kjo mund të shpjegohet me faktin që gratë mund të jenë më të ndjeshme ndaj efekteve të substancave kimike të këtyre produkteve.

Ata thonë se produktet e pastrimit janë “të panevojshme”, pasi për pastrimin e objekteve në shtëpi mund të përdoren thjesht pëlhurat me mikrofibra dhe ujë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.milleunadonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top