Studim

February 5, 2018 | 8:48

Studim / Pse nuk duhet të flemë të nervozuar

Njerëzit e martuar thonë gjithmonë: mos u shtrini për të fjetur kur jeni ende të inatosur. Kjo këshillë duket se nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka edhe anën e vet shëndetësore.

Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se të biesh për të fjetur me inat përbrenda e prish gjumin.

Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh. Psikologët e Universitetit të Ajovës i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve.

Ata që i zinte gjumi ende të inatosur me diçka gjatë ditës, bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët.

Burimi / http://www.gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top