FB

June 1, 2022 | 9:37

Studim / Qelizat e kancerit të trurit bëhen më të ndjeshme ndaj kimioterapisë

Një studim i kohëve të fundit gjen një mënyrë premtuese për t’i bërë qelizat e kancerit të trurit më të ndjeshme ndaj kimioterapisë.

Glioblastoma është tumori malinj më i zakonshëm i trurit dhe SNQ, që përbën pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve. Është një sëmundje agresive, pa përmirësim në shkallën e mbijetesës në tre dekadat e fundit, pavarësisht përparimeve në mjekësi. Shkalla e përgjithshme e mbijetesës pesëvjeçare është më pak se katër përqind. Një arsye është se medikamentet e disponueshme aktualisht nuk i vrasin në mënyrë efikase qelizat e kancerit të trurit. Në punimin e botuar në Nature Communications, me titull “ZNF117 Rregullon diferencimin e qelizave staminale të glioblastomës drejt linjës oligodendrogliale”, studiuesit gjetën një mënyrë për të nxitur qelizat burimore të glioblastomës të maturohen në qeliza kanceroze, të cilat mund të vriten përmes ilaçeve të tilla si Temozolomide. Kjo qasje do të shkaktonte më pak efekte anësore tek pacientët dhe është provuar të jetë efektive në trajtimin e kancereve të tjera si leucemia. Studiuesit fillimisht zhvilluan një teknikë të re për të identifikuar të gjitha gjenet përgjegjëse për nxitjen e qelizave burimore të glioblastomës për t’u zhvilluar në qeliza të pjekura kanceroze.

Dr. Zhou thotë se ndërsa zbatimi i këtyre gjetjeve në formën e ilaçeve mund të marrë shumë vite të tjera, këto gjetje mund të përdoren së bashku me teknologjinë CRISPR, një terapi që përdoret për modifikimin e gjeneve, për ta bërë kimioterapinë më efektive.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi neurosciencenews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top