Sipas një studimi, ku morën pjesë 230 studentë tregojnë se vetëm 30 minuta në ditë në rrjetet sociale ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin mendor.
Reduktimi i kohës së shpenzuar në rrjetet sociale në rreth 30 minuta në ditë ul ndjeshëm simptomat e ankthit, depresionit, vetmisë dhe frikës për t’u ndjerë i përjashtuar. Përveç reduktimit të efekteve negative, studentët gjetën gjithashtu një rritje të të ashtuquajturit “efekt pozitiv”, i përcaktuar nga studiuesit si “prirje për të përjetuar emocione pozitive të përshkruara me fjalët “të lumtur” ose “krenar”.
Sipas studiuesve, në vend që të kufizohemi rreptësisht në 30 minuta përdorim të përditshëm, ajo që ka rëndësi është përkushtimi që kemi për të reduktuar kohën e shpenzuar në rrjetet sociale.
«Një ndërhyrje e thjeshtë si dërgimi i një kujtese të përditshme mund t’i motivojë njerëzit të ndryshojnë sjelljen dhe përmirësimin e zakoneve tuaja në rrjetet sociale”, shpjegon Ella Faulhaber, koordinatore e studimit. Studentët pjesëmarrës raportojnë se ditët e para të “detoksifikimit” ishin të vështira, por pas vështirësive fillestare ata u ndjenë më produktivë dhe në harmoni me jetën, flinin më mirë dhe u socializuan më shumë me njerëzit në mjedisin jashtë.
Studiuesit theksojnë se çelësi i suksesit është vetëkufizimi dhe mos mbështetja në kontrollin e jashtëm: fshirja e aplikacioneve ose përdorimi i atyre speciale që bllokojnë mediat sociale mund të ketë efektin e kundërt, siç është rehabilitimi për të varurit nga droga.
Prandaj, pa u fokusuar në kufijtë kohorë, është e rëndësishme të bëhemi më të vetëdijshëm për sa kohë kalojmë nëpër postimet e rrjeteve sociale dhe të fillojmë ta përdorim më mirë atë – edhe nëse është thjesht duke u çlodhur ose duke u shkëputur nga pajisjet teknologjike për një kohë.
K.M / Burimi Focus.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.