Sipas një studimi të kryer së fundmi, qetësuesit ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të zemrës pas një ndarjeje, por vetëm për femrat.
Sipas shkencëtarëve femrat që marrin ibuprofen ndjehen më pak të mërzitura për një romancë të dështuar. Studimi thotë se ato kalojnë më me pak dhimbje një refuzim shoqëror apo kur kujtojnë tradhtitë e të shkuarës. Por ky efekt nuk ndodh tek meshkujt.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë shpresojnë se ilaçet prekin ndjeshmërinë femërore, ndërsa tek meshkujt ndërpret dëshirën për të shtypur dhimbjen emocionale.
Por drejtuesja e studimit Kyle Ratner e quan gjendjen “alarmante” sepse konsumatorët nuk përshpejtojnë efektet psikologjike nga qetësuesit.
Burimi / http://top-channel.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.