Mirëqenie

February 10, 2018 | 13:16

Vaji që ju bën të keni vetulla të trasha

Vetullat e trasha ju bëjnë të dukeni të bukura dhe të reja. Prandaj nuk është çudi pse femrat duan të kenë vetulla të tilla. Por, jo të gjitha kanë fatin që t’i kenë ato të trasha në mënyrë natyrale.

Po ashtu, përdorimi i produkteve kozmetike i hollon dhe ndonjëherë mund edhe të krijojë hapësira boshe midis tyre.
Nëse jeni një nga ato femra që kanë vetulla të rralla dhe të holla, mund t’i mbushni ato me një metodë shumë të thjeshtë.

Vaji i lirit bën mrekulli me vetullat. Lëngu i farave përmban omega 3, ideal për rritjen e vetullave dhe flokëve. Mjafton të aplikoni pak vaj liri në vetulla.

Lëreni për 30-60 minuta dhe më pas lajini vetullat me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë çdo ditë në mënyrë që të keni rezultate shumë të shpejta.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com