Studim

March 8, 2018 | 10:37

Studim / Rendi në të cilin lindim ndikon në personalitetin tonë

Nëse keni vëllezër ose motra, e keni menduar ndonjëherë pse jeni kaq të ndryshëm, ose pse trajtimi i prindërve tuaj nuk është i njëjtë.

E pra, ekziston një shpjegim për gjithë këtë. Psikologu Kevin Leman heton efektet e rendit të lindjes që nga viti 1967 dhe bashkë me një  grup psikologësh besojnë se rendi në të cilin kemi ardhur në botë është vendimtar për personalitetin tonë.

Duke qenë më i madhi, më i vogli ose i vetmi fëmijë, duket se ndikon në mënyrën se si jemi dhe mbi të gjitha për ndërveprimin me vëllezërit dhe motrat tona, sesa për marrëdhënien që kemi me prindërit tanë.

Fëmijët e parë kanë prindër pa përvojë, kështu që ata bëhen një lloj “eksperimenti”. Nëna dhe babai vazhdojnë me “gjykim dhe gabim”: fëmijët më të rritur gëzojnë kujdesin e pakushtëzuar të prindërve edhe nëse çifti zakonisht ka tendencë të jetë më i ashpër. Kjo në shumicën e rasteve bën që fëmija më i madh të jetë i përkryer.

Por kur vjen një fëmijë i dytë, prindërit ndryshojnë qëndrimin e tyre. Në këtë pikë çifti e di se çfarë funksionon dhe çfarë jo, kështu bëhen më të pranueshëm. Gjithashtu prindërit për herë të dytë përfundojnë duke pasur më pak vëmendje, sepse në këtë pikë energjitë e tyre janë ndarë mes dy fëmijëve. Për më tepër, fëmija i dytë është më pak i interesuar në përsosmëri, ndryshe nga më i madhi.

Tiparet e personalitetit, sipas rendit të lindjes:

Fëmija më i madh: ai është “kreu i paketës”, një person i besueshëm, i ndërgjegjshëm, i strukturuar, i kujdesshëm dhe i orientuar nga objektivat. Bëhen një “i rritur i vogël” shumë shpejt, pasi shumë përgjegjësi bien mbi të dhe jo tek fëmija më i vogël.

Fëmija në mes: duke qenë as më i madhi dhe as më i vogli, fëmija në mes ndihet përgjithësisht i dobët. Prandaj, beteja bëhet, për të “lënë shenjën e tij/saj”. Shqetësohet për mospërfilljen nga të tjerët dhe zakonisht vepron si paqebërës.

Fëmija më i vogël: është shpirti i lirë, i cili pëlqen të ketë një jetë të thjeshtë, ka argëtim dhe ka një karakter ekstrovert. Ndonjëherë ai mund të jetë manipulues (gjithmonë përpiqet të marrë atë që dëshiron). Shumë i përqendruar te vetja, përpiqet gjithmonë të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Fëmija i vetëm: kur një çift ka vetëm një fëmijë, atij i është dhënë një pozicion unik dhe i pazëvendësueshëm. Gjatë gjithë jetës, do të ketë vëmendjen e prindërve, por gjithashtu do të krijojë shumë pritshmëri në familje. Në përgjithësi, fëmijët e vetëm janë të pjekur për moshën që kanë, perfeksionist, shumë të ndërgjegjshëm dhe të zellshëm. Kanë qëndrimin e një udhëheqësi.

A e gjeni veten në këto përshkrime?

Çfarë po prisni, ndani këtë artikull me pjesën tjetër të familjes, sigurisht që vëllezërit/motrat tuaj do të mbeten të habitur!

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.club

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top