Prej kohësh ka patur spekulime nëse fusha elektromagnetike me frekuencë të lartë (RF-EMF) ka ndikim te njerëzit, dhe nëse po cilat janë ato. Gjithnjë e më shumë jemi pranë telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera, çka do të thotë se trupat tanë duhet të përballen me rrezatimin më shpesh dhe më intensivisht në jetën e përditshme sesa kurrë më parë.
Por hulumtimet për efektet e që rrezatimi ka në trupin tonë kanë qenë të pakta deri tani. Një studim i HERMES (Health Effects Related to Mobile Phone Use in Adolescents) studiuesit kanë vëzhguar efektet që ekspozimi ndaj RF-EMF ka në performancën e kujtesës te gati 700 të rinj në moshën 12 dhe 17 vjeç.
Sipas studimit, zhvillimi i funksioneve të memories në tru është veçanërisht i rëndësishëm deri në moshën 15 vjeçare, sidomos kur kodon, rifiton dhe përpunon të dhëna – dhe u konstatua se rrezatimi i telefonit celular mund të ketë efekte negative në performancën e kujtesës.
Kujtesa jonë figurative, e cila gjendet kryesisht në hemisferën e djathtë të trurit tonë, është përgjegjëse ndër të tjera për të na mundësuar të kujtojmë forma dhe shifra.
Adoleshentët që mbanin telefonin e tyre në veshin e djathtë ishin më të prekur.
Studimi gjithashtu zbuloi se nëse luani në telefonin tuaj, shfletoni internetin, dërgoni mesazhe SMS ose WhatsApp, ekspozimi i rrezatimit në tru ulet ndjeshëm.
Studimi gjithashtu zbuloi se sa më larg pajisja ishte nga truri, aq më pak rrezatimi e preku trurin dhe performancën e kujtesës.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.