Studimet e fundit kanë zbuluar se vetmia ka aq ndikim në shkallën e vdekshmërisë sa mund të konsiderohet kërcënimi më i madh i shëndetit. Madje kush vuan prej saj ka rrezik më të lartë për të vdekur, krahasuar me rrezikun që sjell obeziteti.
Studimi i realizuar në bazë të anketimeve nga Universiteti i Kalifornisë tregon se vetmia shkakton probleme me gjumin, rritjen e stresit, pezmatimin, madje dobëson edhe sistemin imunitar. Ndër të tjera, vetmia ndërlidhet me një dobësim të aftësive kognitive, shkakton sëmundje të zemrës, etj.
Sipas anketimeve të fundit, vetmia rezulton të jetë aq e zakonshme në SHBA, saqë shumica e të rriturve amerikanë konsiderohen të vetmuar. Të rinjtë amerikanë janë më të prekurit nga ky fenomen.
Ekspertët shëndetësorë thonë se vetmia është duke u bërë problem i madh shëndetësor dhe duhet të konsiderohet si epidemi.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.