FB

April 7, 2021 | 10:33

Studim / Stresi ju “dhuron” më shumë kalori se dy hamburgerë

Paratë, puna dhe përgjegjësitë e familjes janë tre arsyet kryesore pse gratë ndihen të stresuara. Një studim nga Universiteti Yale zbuloi se ky stres mund të jetë edhe më shqetësues se sa duket, pasi jo vetëm që mund të prekë mendjen e njerëzve, por edhe shëndetin e tyre fizik.

Ka disa arsye pse stresi mund t’ju shëndoshë më shumë se sa konsumimi i dy hamburgerëve.

Si ndikon stresi në rritjen e numrit të kalorive

Një grup ekspertësh nga Universiteti Yalestudiuan lidhjen mes ngjarjeve stresuese dhe ndryshimeve në peshë tek njerëzit dhe zbuluan se kjo marrëdhënie nuk ishte edhe aq pozitive. Stresi dhe ankthi, jo vetëm që dëmtojnë trupin e njeriut, por edhe e inkurajojnë atë që të fitojë peshë në mënyrë të pakontrollueshme.

Roli i hormoneve

Ky studim zbuloi se episodet e stresit shkaktojnë një rritje të niveleve të kortizolit. Kjo tepricë e kortizolit, e vendosur në zonat e ruajtjes së gjakut dhe ato të dhjamit, përkthehet në gjenerimin e rreth 300 kalorive, që është afërsisht i njëjti numër me nivelin e kalorive që kanë dy hamburgerë.

Ku shkon kjo yndyrë shtesë?

Sipas një studimi të kryer nga ekspertë nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, gratë që janë të stresuara dhe konsumojnë ushqime me shumë kalori dhe yndyrna, ruajnë yndyrë rreth belit të tyre. Kjo u konfirmua gjithashtu nga një hetim tjetër i bërë nga shkencëtarë të shumtë nga Universiteti i Kalifornisë, Universiteti i New York-ut dhe Universiteti Yale.

Stres do të thotë më pak kalori të djegur

Për më tepër, ky stres dhe ushqim me kalori të larta e bën metabolizmin e tyre të ngadalësohet, duke kontribuar në më shumë ruajtje të yndyrës. Kjo mund të jetë për shkak se gratë që janë të stresuara gjithashtu paraqesin nivele më të larta të insulinës, një hormon që rrit ruajtjen e yndyrës.

Hetimi zbuloi se gratë që raportuan ngjarje më stresuese, tentonin të digjnin 104 kalori më pak sesa ato që nuk deklaruan se përballen me situata ankthi. Dhe megjithëse mund të mos duket shumë, në planin afatgjatë, mjekët shpjegojnë se mund të shtojnë deri në 11 paund gjatë një viti.

Pavarësisht nëse është duke ngrënë një hamburger, një picë, ose duke debatuar me shefin, këto 3 situata mund të kenë efekte të dëmshme në trup.

 

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top