Të punosh në gjuhën tënde të dytë mund të jetë argëtuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë, por gjithashtu ka shumë efekte pozitive. Bazuar në kërkimet që ka bërë një profesor i psikologjisë në Universitetin “Pompeu Fabra” në Barcelonë, Spanjë ka rezultuar se njerëzit që flasin gjuhë të huaja dhe punojnë në gjuhën e tyre të dytë janë të predispozuar të jenë më analitikë sesa ata që punojnë në gjuhën mëmë dhe nuk flasin asnjë gjuhë të huaj.
Gjithashtu studime të tjera kanë treguar se bilinguistët marrin vendime në mënyra të ndryshme në ndryshim nga ata që nuk dinë gjuhë të huaja. Sipas profesorit të psikologjisë Albert Costa, bilinguistët bëjnë më pak gabime drejtshkrimore sesa ata që dinë vetëm gjuhën e tyre.
Madje nëse punoni në gjuhën tuaj të dytë, trurit tuaj do ti duhet të mundohet dy herë më shumë për të realizuar punën. Një bilinguist i punësuar është një negociator më i mirë dhe më i suksesshëm. Të jesh bilinguist dhe të punosh si një i tillë të bën ty një punonjës ndryshe, një komunikues më të mirë dhe një analist perfekt.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.