Studim

October 24, 2018 | 8:48

Studim / Të qenit perfekt dëmton shëndetin mendor

Përsosmëria mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj mendor dhe mirëqenien. Studiuesit thonë se njerëzit perfeksionit rrezikohen nga probleme të shëndetit mendor, nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti si dhe nga vdekjet e hershme. Ekspertët tentojnë të përcaktojnë përsosmërinë si “një kombinim i standardeve tepër të larta personale dhe vetë-vlerësimeve tepër kritike”.

Autorët britanikë Thomas Curran, dhe Andrew P. Hill, shpjegojnë se individët besojnë se të tjerët i gjykojnë ashpër dhe se duhet të tregojnë përsosmëri për të siguruar miratimin. Ankthi, depresioni dhe ideja e vetëvrasjes janë vetëm disa nga problemet e shëndetit mendor që specialistët kanë lidhur vazhdimisht me këtë formë të perfeksionizmit.

Perfeksiozimi toksik duket se ka goditur veçanërisht të rinjtë. Sipas vlerësimeve të fundit, pothuajse 30% e studentëve universitarë përjetojnë simptoma të depresionit. Curran dhe Hill studiuan më shumë se 40,000 studentë amerikanë, kanadezë dhe britanikë dhe zbuluan se në vitet 1989-2016, përqindja e njerëzve që shfaqin tipare të përsosmërisë u rrit deri në 33%. “përsosmëria vetë-orientuese” ndodh kur “individët i kushtojnë rëndësi të qenit të përsosur, mbajnë shpresa jorealiste për veten dhe janë ndëshkues në vetëvlerësimet e tyre”. Kjo lidhet me depresionin klinik dhe vdekjen e parakohshme midis studentëve dhe të rinjve, si dhe rrezikun e çrregullimit bipolar. 

Megjithatë, sëmundjet e perfeksionizmit nuk ndalen në shëndetin mendor. Disa studime kanë gjetur se presioni i lartë i gjakut është më i përhapur në mesin e njerëzve perfeksionistë, dhe studiuesit e tjerë e kanë lidhur këtë tipar edhe me sëmundjet kardiovaskulare. Po kështu është vënë re një lidhje ndërmjet perfeksionizmit dhe diabetit,  sepse përsosmëria e paepur mund të jetë një recetë për stresin kronik.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top