Rrjetet sociale, programet e takimeve online, faqet pornografike duket se janë bërë shkak që të rinjtë të mos jenë shumë aktiv në marrëdhëniet intime.
Sipas ekspertëve australianë rreth 40% e personave të moshës 18 dhe 24 vjeçare nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie, ndërsa 15% kryejnë vetëm një herë në muaj, krahasuar më moshën 40 deri në 49 vjeç, ku 30% e tyre kryejnë marrëdhënie një herë në muaj.
Këto përfundime dolën pas një sondazh ku morën pjesë 50,000 persona dhe sipas seksologes Jacqueline Hellyer, të rinjtë e kanë “zëvendësuar” kontaktin intim me atë virtual. Kjo tendencë sipas saj, mund të sjellë pasoja në humbjen e aftësive për të komunikuar ballë për ballë me njerëzit.
Seksologia Susan Tuckwell, tha se faqet pornografiket janë një rrezik për personat që fillojnë të krijojnë varësi, pasi nuk arrijnë dot të bëjnë diferencën me realitetin.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.