Studim

March 20, 2020 | 8:22

Studim / Të ushtruarit dhe gjumi i rregullt ndihmojnë në luftën kundër Covid-19

Dieta e ekuilibruar, ushtrimet dhe gjumi i rregullt janë gjëra të rëndësishme për të luftuar koronavirusin e ri (Covid-19), sipas nutricionistes turke, Nevin Sanlıer.

“Është shumë e rëndësishme të konsumoni sasi të mjaftueshme të proteinave, veçanërisht ato me vlerë të lartë biologjike, si qumështi, produktet e qumështit dhe vezët, për të forcuar imunitetin”, thotë Sanlıer.

Sanlıer, e cila është dekane e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Ankarasë “Medipol”, këshilloi njerëzit që të ndjekin një dietë të ekuilibruar duke konsumuar sasi të mjaftueshme të produkteve të qumështit si qumësht, dhallë, kos, djath, por edhe mish peshku dhe pule, vezë, fruta, perime, bukë dhe drithëra.

Ajo theksoi se dietat e njëanshme ose marrja e pamjaftueshme e përbërësve ushqyes do të rrisin ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksioneve.

“Konsumi i ushqimeve probiotike bëhet më i rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar gjatë ndërrimit të stinëve dhe gjatë stinës së dimrit, kur trupi është më pak rezistent. Produktet e qumështit të fermentuar, si kefir apo dhallë, janë burime të rëndësishme të probiotikëve”, shtoi ajo.

Duke rekomanduar 2,5 litra ujë çdo ditë për të parandaluar dehidrimin, ajo gjithashtu këshillon të konsumohen ushqime të yndyrshme. Ajo thekson se është e rëndësishme të vazhdohen aktivitetet fizike dhe trupi të pushojë shtatë deri në tetë orë gjumë.

Koronavirusi i ri i cili dhjetorin e kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë botërore.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top