Studim

March 31, 2018 | 10:00

Studim / Tre kafe në ditë pastrojnë arteriet e zemrës

Sipas një studimi të ri pirja e më shumë se tre filxhan kafeje në ditë mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Sao Paulos zbuluan se njerëzit që pinë shumë kafe çdo ditë kanë më pak arterie të kalcifikuara, që do të thotë më pak depozita të kalciumit në valvulën aortale në zemrat e tyre.

“Në hulumtimin tonë, kemi zbuluar se konsumi i më shumë se tre filxhan kafeje në ditë ul shanset e kalcifikimit koronar,”-tha autorja e studimit, Andreia Miranda.

Megjithatë ata nuk janë të sigurt se çfarë e rrit shëndetin e zemrës nga kafja, mund të jetë kafeina ose ndonjë nga vetitë antioksiduese të saj.

Studimi është botuar në Journal of the American Heart Association.

Burimi / http://oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top