Ndërrimi i turneve dhe puna gjatë natës, rrisin rrezikun e kancerit tek gratë me 19%. Rreziku i kancerit të lëkurës rritet me 41%, ai i gjirit me 32% dhe 18% ai i sistemit gastrointestinal në krahasim me gratë që nuk punojnë natën. Gjithashtu, për çdo 5 vite pune natën, rreziku i kancerit të gjirit rritet me 3.3%.
Vendet më të rrezikuara
Sipas studimit të një Universiteti të Kinës, gratë më të rrezikuara ishin ato nga Amerika e Veriut dhe Evropa, ku bën pjesë edhe vendi ynë. Studiuesit bëjnë me dije se tek gratë në Europë dhe Amerikën e Veriut janë gjetur nivele më të larta të hormoneve seksuale, të cilat mund të lidhen me forma të kancerit të gjirit.
Profesioni më i rrezikuar
Sipas studimit, rreziku më i madh ishte tek gratë që punojnë infermiere. Rreziku i kancerit të gjirit tek ato ishte 58% më i lartë, i sistemit të tretjes 35% dhe për kancerin e mushkërive 28% më i lartë.
Studiuesit shpjegojnë se gjatë natës ulet zhvillimi i mbrojtjes së organizmit.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.