Lifestyle

March 3, 2018 | 15:46

Duke ndjekur zemrën, mund t’i bësh ballë çdo rrethane…

Babai i Rihanës ishte abuziv. Ai ishte i varur nga alkooli dhe ushtronte dhunë ndaj saj dhe nënës së saj.  Gjatë kësaj kohe Rihanna vuante nga dhimbje të kokës. Ajo ishte aq  keq saqë iu nënshtrua skanerit CT sepse mjekët mendonin për tumor në tru, por  që nuk ishte gjë tjetër veçse stresi i jetës në shtëpi. Lindur dhe rritur në Barbados, Rihanna u rrit duke dëgjuar reggae.

Ajo iu kthye këngës si një ikje nga problemet e saj në shtëpi. Këndoi aq shumë sa që fqinjët e saj e quanin “Robyn Red Breast”, sepse emri i saj i parë ishte Robyn. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte 14 vjeç. Bashkë me nënën e saj që punonte me orar të plotë, ajo mori përsipër kujdestarin e vëllait të saj më të vogël. Me mbështetjen e miqve, ajo hyri në një konkurs muzike, ku këndoi një këngë të Mariah Carey … dhe fitoi. Në moshën 15-vjeçare, ajo provoi të këndonte për një prodhues muzike, amerikan.

Ai kuptoi se kishte gjetur dikë që vlente shumë, kështu që brenda disa muajsh ajo u zhvendos në SHBA dhe jetoi me të dhe me gruan e tij. Për vite me radhë ata punuan në demo dhe i dërgonin ata për t’i regjistruar në studio muzikore. Një kopje e demo-s së saj iu paraqit edhe Jay-Z.

Fillimisht ai ishte skeptik, por e ftoi atë për një provë. Ajo ishte nervoze dhe këndoi tre këngë. Jay-Z e pëlqeu dhe nënshkroi  kontratë menjëherë. Ai e mori në zyrën e tij derisa të gjithë dokumentet të ishin gati, kështu që ajo nuk do të largohej dhe tashmë do të këndonte me një etiketë tjetër. Kur doli albumi i saj i parë ajo ishte 16 vjeçe, album ky, i cili u shit në më shumë se dy milion kopje në mbarë botën.

Rihanna ka fituar nëntë çmime Grammys. Ajo ka pasur 14 këngë single në SHBA, tre nga të cilët më të pëlqyerat në Billboard. Ajo krijoi Fondacionin e Besimit për të ndihmuar fëmijët e sëmurë.

Zëri e ngriti atë mbi betejat e saj, dhe tani “Robyn Red Breast” përdor arritjet e saj për të ndihmuar të tjerët.

Gjithmonë kam besuar se kur ndiqni zemrën, nuk mund të humbni kurrë.

Ndiq zemrën tënde!

Përgatiti: Brikela Daci

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top