FB

November 3, 2023 | 8:00

Studim / Vendi ku keni lindur përcakton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit

Vitet e fundit, kërkimet shkencore janë fokusuar në lidhjen mes mjedisit dhe shëndetit dhe një provë na vjen nga Kongresi i Shoqatës Europiane të Onkologjisë të është mbajtur në Madrid pak ditë më parë.

Gratë që punojnë dhe jetojnë në mjedise me nivel të lartë ndotjeje, nga ajri te grimcat e pluhurit kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit se ato që punojnë dhe jetojnë në zona më pak të ndotura.

Sa të këqija janë grimcat e pluhurit? Të dhënat treguan një lidhje midis ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit të ndotur dhe grimcave të pluhurit në shtëpi, punë dhe riskut për t’u prekur nga kanceri i gjirit. 

Në studim, ekspozimi ndaj ndotjes në shtëpi dhe vendit të punës te 2,419 gra me kancer gjiri u krahasua me atë të 2,984 grave pa kancer gjiri nga viti 1990 deri në vitin 2011. Rezultatet treguan se rreziku i kancerit të gjirit u rrit me 28% kur ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit u rrit me 10 μg (mikrogramë) /m3.

Këtyre rezultateve po u kushtohet vëmendje e madhe. “Ka prova të forta epidemiologjike dhe biologjike të lidhjes ndërmjet ekspozimit ndaj grimcave PM2.5 (grimcat e ajrit me diametër 2.5 mikron) dhe kancerit,” tha Jean-Yves Blay, drejtor i Politikave Publike në Esmo (Shoqata Europiane për Onkologjinë Mjekësore.

 “Reduktimi i grimcave PM2.5 në ajër në nivelin e rekomanduar nga OBSH është kritike për shkak të lidhjes së tyre me një sërë kancerësh, përfshirë kancerin e gjirit,” shtoi Blay. “Ne kemi përgjegjësinë për të nxitur këtë ndryshim, jo ??vetëm për njerëzit në Evropë, por në mbarë botën,” përfundoi ai.

 

 

 

 

 

Burimi / Anabel Magazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top