Këshilla & Arsye

January 27, 2018 | 9:10

STUDIM / Videot me mace përmirësojnë humorin dhe shtojnë energjinë

 

Videot me mace po tërheqin gjithnjë e më shumë njerëz dhe mund të përmirësojnë edhe humorin e të shtojnë energjinë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, sipas të cilit këto video mund të largojnë ndjesitë negative dhe të shtojnë ato pozitivet. Studimi në fjalë është bërë mbi 7000 persona dhe studiuesit zbuluan se të shohësh video me mace mund të ketë të njëjtin efekt me pet theraphy (terapia e kafshëve).

Nga analizimi i të dhënave ka dalë në pah se personat që shohin video me mace ndihen më mirë, kanë më pak ndjenja negative, si: ankthi, mërzia dhe trishtimi, nuk kanë ndjenja faji pse kanë parë video të tilla (edhe në orarin e punës) dhe ndihen më shumë energjikë e pozitivë. Disa njerëz mund të mendojmë se të shohësh filmime me mace nuk është një argument mjaftueshëm serioz për një studim akademik, por në fakt bëhet fjalë për një nga kërkimet më popullore në internet sot.

Përgatiti Manjola Ereqi    |    Burimi: ScienceDaily

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top