Studim

May 16, 2018 | 9:08

Studim / Zbulohet terapia që shëron diabetin

Hulumtimet më të reja kanë treguar që trajtimi i shërimit të debatit të tipit 2, i cili ka pak kohë që po aplikohet në SHBA, ka treguar rezultate të mjaftueshme te të sëmurët nga diabeti të kësaj kategorie.

Kjo është shpresë e re për diabetikët, të cilët parashikohet që së shpejti do të mund të jetojnë pa barna.

Shkencëtarët e kompanisë “Fractyl Labs”, e cila merret me hulumtimin e rezistimit të organizmit ndaj insulinës, kanë shpikur terapinë e re për shërimin e diabetit të tipit 2.

Në të vërtetë, ata kanë aplikuar tashmë metodën ekzistuese të “djegies së tumoreve në zorrë”, por e kanë modifikuar për këtë sëmundje.

Terapia përbëhet nga kalimi i një gypi të hollë, në majë të të cilit është një balonë e vogël, nëpër gojë, ezofag dhe lukth deri te zorra dymbëdhjetëgishtore. Kur arrin në vendin e influencës së kanalit të pankreasit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, atëherë në të lehtësisht lëshohet uji i ngrohtë. Balona mbështetet në mukozë e cila në atë mënyrë “djeg”, ndërkaq kjo mundëson krijimin e qelizave të shëndetshme.

Ky proces i regjenerimit të qelizave është i rëndësishëm, sepse qelizat e reja janë të afta që në mënyrë adekuate të përpunojnë glukozën, sepse nuk janë rezistuese ndaj insulinës, ndërkaq vetvetiu bie niveli i sheqerit në gjak.

Terapia mund të përsëritet, prandaj shanset për krijimin e qelizave të reja janë shumë më të mëdha.

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top