FB

May 24, 2021 | 8:21

Studimi britanik: Pfizer e Astrazeneca efektive kundër variantit indian të Covid-19

Vaksinat kundër koronavirusit të kompanive Pfizer dhe AstraZeneca janë shumë efektive kundër variantit në Indi pas dy dozave, bëhet e ditur përmes një studimi të fundit nga Shëndeti Publik në Angli. Dy dozat e vaksinave në fjalë japin një nivel të ngjashëm mbrojtjeje si për variantin Indian ashtu edhe për variantin britanik. Megjithatë, të dyja vaksinat ishin vetëm 33 % efektive kundër variantit Indian tre javë pas dozës së parë.

1

Ndërsa pas dozës së dytë u zbulua se Pfizer është 88% efektive kundër variantit Indian dhe 93% kundër variantit britanik. Astrazeneka rezulton 60 % efektive pas dozës së dytë kundër variantit indian dhe 66% kundër variantit britanik.

 

Shëndeti Publik në Angli tha se vaksinat ka gjasa të jenë edhe më efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ky studim e bën atë “gjithnjë e më të sigurt”, që faza përfundimtare e lehtësimit të kufizimeve në Angli të jetë më 21 qershor.

Të dhënat tregojnë se se marrja e dy dozave të vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca janë absolutisht jetësore, ka shtuar më tej ministri. Ndërsa ministrja e brendshme britanike tha se të dhënat janë pozitive por për lehtësimin e masave duhen ndjekur fazat e planifikuara.

 

Burimi Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top