Studimi i British Medical Journal zbulon se kënga e titulluar 1-800-273-8255 (numri për Linjën Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve të SHBA-së), solli një rritje të telefonatave dhe kërkesave për ndihmë, ndërsa vetëvrasjet në SHBA ranë gjithashtu gjatë së njëjtës periudhë.
Kënga menjëherë sa u publikua mori vëmendje të madhe në publik edhe nga videoklipi. Kënga flet për dikë që po lufton me shëndetin e tij mendor dhe videoja muzikore për 1-800-273-8255, e cila numëron mbi 430 milionë klikime në YouTube, tregon një të ri homoseksual që lufton me ngacmimin dhe ndjenjat e vetëvrasjes përpara se të thërrasë për ndihmë.
Hulumtimet e publikuara në British Medical Journal (BMJ) treguan se pas këtyre ngjarjeve u regjistruan 9,915 telefonata shtesë dhe kishte prova të një reduktimi të numrit të vetëvrasjeve në SHBA.
“Të gjitha këto ngjarje i kushtuan vëmendje të gjerë publikut që mori mesazhin e këngës – se ndihma nga Lifeline është e disponueshme dhe efektive,” thanë studiuesit.
Ata shtuan: “Përpjekjet për parandalimin dhe edukimin për temën e vetëvrasjeve duhet të shfrytëzohen mediat për të edukuar publikun e gjerë dhe grupet me rrezik të lartë të vetëvrasjeve pa i dëmtuar individët në rrezik. Por një dilemë e madhe për kërkimin në këtë fushë ka qenë se historitë e shpresës dhe rimëkëmbjes marrin shumë më pak mbulim mediatik sesa historitë e vdekjes nga vetëvrasja.”
Ngjarjet që vuri në dukje studimi ishin data e publikimit të këngës më 28 prill 2017, performanca e Logic në MTV Video Music Aëards më 27 gusht 2017 dhe një performancë e mëvonshme në Grammy Aëards më 28 janar 2018. Kënga përfshin Alessia Cara dhe Khalid dhe qëndroi në top 10 të listave muzikore të Billboard Hot 100 në SHBA për disa javë. Ajo u rendit në vendin e tretë në shtator 2017.
Publikimi i këngës u shoqërua gjithashtu me një rritje prej gati 10% të kërkimeve në Google në internet për Lifeline në 28 ditë pas. Studimi zbuloi se 1-800-273-8255 u shoqërua me një rritje të volumit të thirrjeve prej 6,9% në Lifeline gjatë periudhës 34-ditore kur vëmendja e publikut ndaj këngës ishte e konsiderueshme. Gjatë të njëjtës periudhë pati disa prova të një reduktimi të vetëvrasjeve duke arritur në 245 më pak vetëvrasje, një rënie prej 5.5%.
Logic tha se kënga e tij ishte frymëzuar nga fansat që i thanë atij se muzika e tij u kishte shpëtuar jetën dhe teksti i këngës transformohet nga një mesazh i mos dëshirës për të qenë i gjallë, në një mesazh shprese.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.