Mirëqenie

December 14, 2017 | 11:41

Studimi/ Cilat janë ushqimet që u jepni fëmijëve dhe rrisin mundësinë që të preken nga skizofrenia

Prindërit mundohen të ushqejnë fëmijët në mënyrat më të mira duke zgjedhur kështu produktet më të pasura me vitamina, mirëpo nganjëherë ata duke u munduar ta arrijnë këtë e bëjnë të kundërtën, duke i rrezikuar fëmijët nga sëmundjet psikike.

Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh, në krye me Amal Alachkar, thuhet se duke i ushqyer fëmijët me produkte që përmbajnë shumë aminoacide si peshku, frutat e thata, drithërat dhe produktet e bulmetit, rrisin mundësinë që të preken nga  skizofrenia, çregullim psikik.

Me anë të këtij studimi shkencëtarët shpresojnë se ky zbulim do të shërbejë për prodhimin e ilaçeve të reja kundër çrregullimeve psikike. Sipas autorit kryesor të studimit, Amal Alachkar, nga Universiteti i Kalifornisë, studimi provon thënien, “jemi ajo çfarë nënat tona kanë ngrënë”.

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë “çmenduri”. Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.

Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike./Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top