Këshilla & Arsye

December 1, 2017 | 10:33

Studimi: Femrat janë drejtuese më të mira se meshkujt

Ka dy herë më shumë burra të quajtur John, sesa ka femra që udhëheqin 100 kompanitë më të mira. Një studim i ri ka arritur në përfundimin se femrat janë më të përshtatshme për udhëheqje sesa burrat.

Studimi, i udhëhequr nga Profesor Øyvind L. Martinsen, kreu i Lidershipit dhe Sjelljes Organizative në BI Business School në Norvegji, vlerësoi personalitetin dhe karakteristikat e rreth 3,000 menaxhereve.

Femrat kanë dalë mbi meshkujt në katër nga pesë kategoritë e studiuara: iniciativa dhe komunikimi i qartë; hapja dhe aftësia për inovacion; shoqërueshmëria dhe përkrahja; dhe menaxhimi metodik dhe përcaktimi i qëllimeve.

Megjithatë, burrat duket se janë më të mirë se femrat në trajtimin e stresit në punë dhe kanë nivele më të larta të stabilitetit emocional.

“Bizneset duhet gjithmonë të kërkojnë të tërheqin klientët dhe të rrisin produktivitetin dhe fitimet. Rezultatet tona tregojnë se femrat në mënyrë të natyrshme janë më lartë, në përgjithësi, sesa burrat, në aftësitë e tyre për inovacion dhe për të udhëhequr me qartësi dhe influencë”, tha profesor Martinsen.

“Këto gjetje parashtrojnë një pyetje legjitime në lidhje me ndërtimin e hierarkisë së menaxhimit dhe shpërndarjen aktuale të grave në këto role”.

Shpresohet se rezultatet e studimit do të sfidojnë normat e punës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top