Në fokus

December 23, 2016 | 8:41

Studimi: Femrat nuk e kuptojnë kur pësojnë një atak në zemër

Femrat shpeshherë nuk e kuptojnë kur pësojnë një atak në zemër, sepse ato e përballojnë dhimbjen më mirë se meshkujt. Studimi i shkencëtarëve në Norvegji sugjeron se, në përgjithësi burrat përballojnë më shumë dhimbje, por femrat kanë aftësi të përballojnë dhimbjen specifike të atakut në zemër.

1

Dhimbjet e gjoksit janë një shenjë “klasike” e një ataku kardiak. Por, shumë njerëz kanë të ashtuquajturat “sulme të heshtura të zemrës” dhe ata nuk e kuptojnë.

Dr. Andrean Ohrn nga Universiteti i Tromso pohon: “Nuk dihet pse disa njerëz përjetojnë atak në zemër pa pasur henja. Një shpjegim i mundshëm për mungesën e dhimbjes në kraharor, mund të jetë toleranca e madhe ndaj dhimbjeve”.

Ekspertët këshillojnë njerëzit të jenë vigjilentë, pasi dhimbja e gjoksit nuk është e vetmja shenjë e një sulmi në zemër. Ju mund të keni dhimbje në shpinë ose nofulla, gulçim, vjellje dhe urth.

Gjithashtu, probleme të frymëmarrjes dhe ënjtje në këmbë, për shembull, mund të jenë shenja të dëmtimit të muskujve të zemrës nga një sulm i mëparshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top