Në fokus

December 22, 2016 | 14:01

Ministri Blendi Klosi: Kudo del nevoja për të pasur një psikolog

Prania e psikologut, nevoja për psikolog është e domosdoshme për çdo problematikë të shfaqur në institucione, shkolla, kopshte apo qoftë edhe në familje. Ky ka qenë konstatimi i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, gjatë aktivitetit për ngritjen e Urdhrit të Psikologut, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Ministri Klosi deklaroi se, tani psikologu do të jetë një profesion i rregulluar me ligj, ashtu si çdo profesion tjetër.

2

“Në të gjitha situatat, qoftë në kuadër të proceseve gjyqësore, qoftë në kuadër të menaxhimit të rasteve në familje, qoftë në kuadër të zgjidhjes së problematikave në rastet e dhunës në familje, qoftë në kuadër të përmirësimit të jetës së të rinjve apo fëmijëve që janë pjesë e kësaj dhune, kudo del nevoja për të pasur një psikolog. Flasim për problematikat që kanë të bëjnë me fëmijët në situatë rruge, flasim për familjet e ndihmës ekonomike që i çojnë fëmijët në situatë rruge. Pushteti vendor, përfaqësuesit e institucioneve qendrore apo lokale kanë nevojë për psikolog, që të flasë me familjen, të kuptojë arsyet që e çojnë atë në varfëri”, është shprehur ministri Klosi.

Sipas tij, kudo ka nevojë për një psikolog të mirë.

Fushata të tjera që merr ministria, fushata me njerëzit me aftësi të kufizuar, sa i rëndësishëm është psikologu në këtë raport? Pa dyshim është i pazëvendësueshëm, ku psikologu duhet të flasë me familjarët e personave me aftësi të kufizuar dhe t’i thotë se sa shumë është e nevojshme që fëmija të shkojë në një qendër rehabilitimi, në një qendër përkujdesjeje shëndetësore, të ketë mundësinë që problematikën që i ka shkaktuar natyra të mos ia përçojë gjithë familjes. Flasim për gjithë problematikat e institucionit tonë, për barazinë gjinore, për komunitetin rom dhe egjiptian, për komunitetin LGBTI, kudo ka nevojë për një psikolog të mirë”, theksoi ndër të tjera ministri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top