FB

October 30, 2024 | 7:06

Studimi: Gjenet përcaktojnë suksesin e femrave në dashuri

Arsyen se pse disa femra nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë në një lidhje e kanë zbuluar shkencëtarët australianë. Ata pohojnë se aftësia e joshjes është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit dhe gjyshërit. Në fakt, falë këtyre gjeneve disa femra janë tërheqëse dhe disa të tjera janë më pak.

1

Duke studiuar gjenet e 150 studentëve, ekspertët kanë zbuluar se femrat të cilat kanë gjene të shumëllojshme kanë edhe më shumë partnerë gjatë jetës së tyre, pra i ndërrojnë ata.

Shkencëtarët nuk e dinë të sigurt, se pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk e dinë saktë, nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i kanë këto gjene.

Sido që të jetë, ky studim shpjegon pse disa femra në asnjë mënyrë nuk mund të krijojnë lidhje afatgjatë me një mashkull.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top