Këshilla & Arsye

December 27, 2017 | 9:04

Studimi/ Google identifikon shtatë karakteristikat për të qenë i suksesshëm…

Një artikull nga Valerie Strauss në The Washington Postflet për një studim të ri dhe rigoroz të Google që identifikon shtatë karakteristikat kryesore të suksesit për punonjësit e tyre.

1

Karakteristikat që Google identifikon në krye janë të njëjtat me ato që zhvillojnë njerëzit e biznesit duke punuar në borde jofitimprurëse: të jesh një drejtues i mirë; të komunikosh dhe të dëgjosh me kujdes; të zotërosh njohuri për të tjerët, (duke përfshirë vlerat e ndryshme dhe këndvështrimet); të jesh i ndjeshëm dhe mbështetës ndaj kolegëve; të mendosh në mënyrë kritike dhe të zgjidhësh probleme; të jesh në gjendje të krijosh lidhje përmes ideve komplekse. Studimi i Google u drejtua nga Cathy Davidson.

Siç është gjetur tek studimi Better World Leadership, nga rezultatet e 957 sondazheve dhe dhjetëra intervistave, punonjësit të cilët punonin në një organizatë jofitimprurëse:

-Zhvillonin një vlerësim të perspektivave të njerëzve me përvojë të ndryshme nga ajo e tyre
-Zhvillonin ndjeshmëri më të madhe
-Zhvillonin mesatarisht 6,7 aftësi, mes të cilave komunikimi, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve, kreativiteti dhe inovacioni.

Duke përgatitur dhe duke përshtatur punonjësit e tyre të punojnë në fondacione jofitimprurëse, kompanitë u japin mundësinë njerëzve të zhvillojnë aftësi që do t’i bëjnë ata të suksesshëm, duke siguruar njëkohësisht që punonjësit të qëndrojnë më gjatë në punë. Ndër të tjera, punonjësit që duan të shërbejnë në të tilla organizata (të cilët nuk punojnë ende) janë më shumë gra, millennials dhe njerëz të racave dhe etnive të ndryshme se sa ata që tashmë punojnë në të tilla borde jofitimprurëse, një mundësi e mirë për të zhvilluar diversitet më të madh për leadership.

Studimi u financua nga American Express Foundation, Dow Chemical, HP, Johnson Controls, PIMCO dhe Symantec. Le të shpresojmë që 2018 do të jetë viti gjatë të cilit kompanitë të përmirësojnë programet e tyre pa qëllime përfitimi, për suksesin e biznesit dhe për të ndërtuar një botë më të mirë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top