Shqipëria ka një numër të lartë të diplomuarish në arsimin e lartë, por pavarësish kësaj, papunësia në këtë kategori është gjithashtu e lartë. Komisioni Europian së fundmi ka realizuar një studim të detajuar që titullohet: “Nga universiteti te punësimi”. Në analizë, përmes anketimeve janë marrë institucionet e arsimit të lartë si dhe nevojat e tregut në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Në lidhje me Shqipërinë, për sa i përket vështirësive që hasin të sapodiplomuarit në gjetjen e një pune, studimi tregon se ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera të rajonit, diploma nuk iu ofron ‘mbrojtje’ ndaj papunësisë.
“Shkalla e papunësisë në Shqipëri është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor, pjesërisht për shkak të emigrimit të lartë. Megjithatë, ajo është pothuajse sa dyfishi i normës në EU-28, ndërsa për të diplomuarit shifra është më shumë se tre herë më e lartë. Edhe pse rritja ekonomike ka vazhduar, norma e papunësisë është rritur. Në vitin 2013, shkalla e papunësisë tek të diplomuarit ishte nën normën e përgjithshme e papunësisë, por që nga ajo kohë është rritur. Në vitin 2015 shkalla e papunësisë tek të diplomuarit ishte mbi normën e përgjithshme të papunësisë.
Papunësia e lartë tek të diplomuarit edhe kur rritja ekonomike ka vazhduar, tregon se ka një lidhje strukturore mes flukseve të varfëra të informacionit të tregut të punës, lëvizshmërisë së ulët gjeografike tek të diplomuarati, si dhe me probleme të rëndësishme të mospërputhjes së aftësive.
Përveç kësaj, ndryshe nga situata në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diplomë në Shqipëri nuk ofron mbrojtjeje nga papunësia.
Megjithatë, të diplomuarit kanë disa përparësi në tregun e punës, gjë e cila tregohen edhe nga shkalla e lartë e punësimit në raport me pjesën tjetër të tregut të punës.
Kjo ka edhe një tjetër faktor, siç është niveli i lartë i popullsisë rurale ku niveli i arsimit është më e ulët sesa në zonat urbane ku jetojnë shumica e të diplomuarve.
Në vitet e fundit niveli i punësimit diplomuar ka ardhur në rënie, duke treguar një mjedis gjithnjë e më të vështirë të tregut të punës.
Një tjetër tregues i gjendjes problematike është se shkalla e të diplomuarve të punësuar në Shqipëri është 18 pikë përqindjeje më poshtë se në BE.
Ndërsa në kategori të ndryshme të të diplomuarve kjo normë mund të shkojë deri në 28%.
Përveç kësaj, sondazhi diplomuar tregon se shkalla e papunësisë të të diplomuarve të fundit është 28%, shumë më lartë se shkalla e papunësisë së fuqisë punëtore në tërësi dhe më lart se për të gjithë të diplomuarit. Shkalla e punësimit e të sapodiplomuarve është 54%, më e ulët se norma e punësimit të të gjithë të diplomuarve. Kjo pasqyron vështirësinë që hasin të diplomuarit teksa përballen me tregun e punës në vitet menjëherë pas diplomimit nga universiteti. Por, me kalimin e kohës me rritjen në karrierë gjetja e punës bëhet më e lehtë”, thuhet në këtë studim.
Analiza tregon se në Shqipëri do të ketë një mbi furnizmim të të diplomuarve që i përkasin fushave, si Arsimi, Artet dhe Shkencat Humane, Administratim biznesi, Drejtësi dhe Shëndetësi. Suficiti më i madh do të jetë sa i përket punonjësve të shëndetësisë. Por, këta të fundit do të kenë tendencë që të largohen jashtë vendit. Gjermania është bërë destinacioni më i preferuar për punonjësit e shëndetësisë, përfshirë mjekët dhe infermierët.
/MONITOR/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.