Në fokus

December 15, 2017 | 12:45

Studimi i kryer nga prof. dr. Kim Drasa: Çrregullimet urinare te fëmijët, si ndikon bulizmi

Bulizmi mund të bëhet shkak për çrregullimet urinare te fëmijët. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga mjeku urolog prof. dr Kim Drasa. E përcaktuar ndryshe si një sjellje agresive, e qëllimshme dhe e përsëritur, bulizmi shoqërohet edhe me pasoja, veçanërisht tek ata fëmijë të ndjeshëm emocionalisht. Duke qenë në presionin e bashkëmoshatarëve, ata priren ta reflektojnë këtë duke urinuar në mënyrë të pavullnetshme.

Një gjë e tillë shoqërohet edhe me nivel të shtuar të ankthit. “Tek ata fëmijë ku bulizmi ka qenë më i ashpër, edhe çrregullimet urinare kanë qenë më të rënda, më të ashpra. Simptomat urinare mund të jenë nxitur më tepër nga bulizmi, duke e çuar fëmijën në një cikël vicioz, i cili do të përhapet duke përkeqësuar çrregullimet urinare.

Në bazë të kësaj linje arsyetimi, fëmijët, të cilët i ishin nënshtruar më tepër fenomenit të bulizmit, i kanë simptomat e çrregullimeve urinare të shprehura më rëndë sesa ata fëmijë, të cilët i ishin nënshtruar më rrallë fenomenit të bulizmit. Ne, gjithashtu, zbuluam se niveli i ankthit është me i lartë te fëmijët me çrregullime urinare të shkaktuara nga bulizmi”, theksohet në artikull.

Vënia e fëmijëve në shënjestër të një sjelljeje agresive nuk duhet parë e izoluar apo e shkëputur nga ambienti social. Shkollat janë vendi ku është më i përhapur fenomeni i bullizimit. Ndaj edhe prindërit, në momentin që vendosen përballë një situate të tillë, duhet t’i kërkojnë përgjigjet pikërisht aty.

PROF. DR. KIM DRASA

“Bulling është përcaktuar si një tip i sjelljes agresive, e cila është e qëllimshme dhe e përsëritur, shpesh duke zhvilluar një imbalancë të fuqisë midis dhunuesit dhe viktimës”. Në USA, bulizmi është bërë një ndodhi kryesore në shkolla, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave kombëtare. Kështu bulizmi po bëhet forma kryesore e violencave në shkolla dhe një pararendëse e shkatërrimit të sjelljes, e cila persiston brenda adulteve. Gjendemi përpara një problemi gjerësisht të përhapur ndër fëmijët e moshave shkollore, në të gjithë botën, e cila është e lidhur me mospërshtatjen psikologjike dhe performancën e varfër akademike.

PSE NDODH BULIZMI

Arsyetimet se pse ndodh bulizmi shoqërohen me debate shumë të zjarrta. Disa kondicione fizike janë të shoqëruara me bulizmi dhe këtu futen: shtat i shkurtër, jashtë- qitje e pavullnetshme dhe lagia e krevatit (urinimi natën në gjumë). Mirëpo, këto studime injorojnë kufirin psikologjik të simptomatologjisë, sikundër ato lidhen me bulizmi. Sistemet shkollore kanë adoptuar rregullore antibulizmi si dhe tolerancë zero për sjelljen e bulizmi. Sikundër e dimë, ky fenomen akoma ekziston dhe mundet akoma të jetë gjerësisht i paraportuar. Streset sinjifikante më të rënda, siç është abuzimi seksual, mund të shpien veç të tjerave, edhe drejt çrregullimeve të urinimit te fëmijët. Pra, mundësia e ndodhjes së abuzimit seksual duhet të merret në konsideratë nga personeli akademik dhe prindërit kur shikohet se fëmija ka shfaqje të çrregullimeve urinare, të cilat nuk i ka pasur më parë.

STUDIMI

Në vendin tonë kanë munguar hulumtimet për lidhjen midis bulizmi dhe çrregullimeve urinare (LUTS). Por nga një studim që unë kam realizuar, ka rezultuar se pas çrregullimeve urinare qëndron një ndodhi e shkallës së lartë të bulizmi. Fëmijët, të cilët u bënë pjesë e studimit, ishin të moshës 7-10 vjeç, sepse këta janë në moshën ku fillojnë t’u përgjigjen më saktë pyetjeve që u bëhen si dhe bulizmi bëhet substancialisht më tepër prevalent (i shpeshtë), më tej kësaj moshe dhe arrin deri në 40% nxënësve në shkollën e mesme. Qëllimi im nuk ishte të demonstroja lidhjen midis bulizmi dhe çrregullimeve urinare, por të ndriçoja këtë lidhje, e cila deri tani nuk ka qenë shpjeguar qartë, shkencërisht. Niveli i bulizmi te fëmijët me LUTS është substancialisht më i lartë sesa te fëmijët pa probleme urinare. Pra, tek ata fëmijë ku bulizmi ka qenë më i ashpër, edhe çrregullimet urinare kanë qenë më të rënda, më të ashpra. Simptomat urinare mund të jenë nxitur më tepër nga bulizmi, duke e çuar fëmijën në një cikël vicioz, i cili do të përhapet duke përkeqë- suar çrregullimet urinare. Në bazë të kësaj linje arsyetimi, fëmijët, të cilët i ishin nënshtruar më tepër fenomenit të bulizmit, i kanë simptomat e çrregullimeve urinare të shprehura më rëndë sesa ata fëmijë, të cilët i ishin nënshtruar më rrallë fenomenit të bulizmi. Ne gjithashtu zbuluam se niveli i ankthit është më i lartë te fëmijët me çrregullime urinare të shkaktuara nga bulizmi. Gjithashtu, ankthi në shkollë mund të shoqërohet me shumë faktorë dhe studimi ynë tregoi se bulizmi mund të jetë një shkaktar madhor i stresit social. Format fizike të bulizmi janë më tepër ekstreme dhe ndikojnë në violencë të mëvonshme, në moshën adulte. Çrregullimet urinare ishin më të theksuara në grupin e fëmijëve me bulizmi fizik, ndërsa termometri i shenjave nuk tregoi që ankthi dhe streset sociale nuk kontribuojnë, kjo do të thotë që mund të ndikojnë në çrregullimet urinare.

KONKLUZIONET

Studimi ynë tregoi se bulizmi është sinjifikatisht i lidhur me çrregullimet urinare te fëmijët dhe prek më shumë fëmijët që tregojnë substancialisht lidhje me ankthin, sesa moshatarët e tyre pa çrregullime urinare. Fëmijët, të cilët kanë qenë pre e bulizmit fizikisht paraqesin përkeqësim të theksuar të çrregullimeve urinare. Prindërit duhet të jenë të ndërgjegjshëm se kur ju vjen fëmija në shtëpi, pas shkolle, dhe ju shfaq çrregullime urinare (urinon më shpesh, nuk kontrollon urinën, pra, laget), atëherë duhet patjetër t’ju shkojë menjëherë mendja se fëmijës së tyre i kanë shkaktuar bulizmi. Prandaj, menjëherë duhet të shkojnë në shkollën e fëmijës dhe të takohen me mësuesit e shkollës për t’i paraqitur shqetë- simin e tyre. Shpresoj që me këtë studim, të paraqitur përmes këtij artikulli, t’i ndihmoj prindërit, që fëmijëve të tyre të mos u ndodhë më fenomeni bulizëm./ Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top