Kush është prof. dr. Kim Drasa Prof. dr. Kim Drasa, urolog dhe seksolog në Poliklinikën Qendrore Tiranë. President i Shoqatës së Urologëve dhe Seksologëve “Prof. dr. Maksut Drasa”, gjithashtu anëtar aktiv i Shoqatës së Urologëve të Amerikës (AUA), Urologëve të Europës (EAU), Seksologëve të Europës (ESSM), Seksologëve Botërorë (ISSM). “Qenia anëtar i këtyre shoqatave ka rëndësi të madhe për pasurimin me artikuj shkencorë dhe të reja të fundit në këto disiplina. Çdo muaj më vijnë revistat mujore nga më kryesoret të urologjisë dhe seksologjisë europiane e botërore. Pra janë revista mujore të urologëve të Amerikës (The Journal of UROLOGY), revista mujore e seksologjisë europiane (The Journal of SEXUAL MEDICINE) dhe botërore e seksologjisë (Sexual Medicine REVIEWS). Pa këto revista, nuk do të kisha mundësi të arrija në këto nivele”, pohon doktori.
Prof. dr. Kim Drasa ka paraqitur mbi 50 studime në kongreset europiane dhe botërore të urologjisë dhe seksologjisë, dhe veçanërisht në Kongresin Botëror të Shëndetit të Burrit (MEN’s Health) në SHBA. Studimet e tij i ka prezantuar po ashtu në të gjitha kryeqytetet e Europës, duke përshkuar më tej çdo kontinent. Së fundmi ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Akademisë së Riprodhimit Njerëzor, mbajtur në Romë, në mesin e muajit mars. “I madhi dhe i pakrahasuari prof. dr. Maksut Drasa më ka thënë, midis shumë porosish edhe këto dyja, nga më kryesoret: ‘Të bëhesh specialist i madh duhet patjetër minimumi që të lexosh një artikull mjekësor në ditë’ dhe ‘në mjekimin e pacientëve mundohu të zbatosh të rejat e fundit të mjekësisë’. Këto dy porosi të tij i kam zbatuar me fanatizëm dhe studimi që paraqita në Romë ka të bëjë me zbulimet e fundit në mjekësi”, rrëfen më tej mjeku. Vitet është e pamundur të kthehen, por aftësitë e humbura me kalimin e moshës mund edhe të rifitohen. E pikërisht në këtë betejë të hershme me kohën, sa edhe vetë njerëzimi, hulumtimet kanë qenë pjesë e pandarë, rezultatet e dala prej tyre po ashtu.
Duke synuar “rininë e përjetshme”, prof. dr. Kim Drasa, mjek urolog dhe seksolog, është i mendimit se çelësi për të arritur këtë qëndron në kurimin e infertilitetit. Me anë të një studimi të prezantuar pak ditë më parë edhe në Kongresin Botëror të Akademisë së Riprodhimit Njerëzor, mbajtur në Romë, doktori sfidon gjithkënd kur thotë se edhe ata që janë mbi 65 vjeç mund të kenë fëmijë, në të njëjtën kohë të ndihen edhe më të rinj. Sekreti qëndron te stimulimi i trupit për të prodhuar testosteron, hormoni kryesor mashkullor që fillon të ulet kur ceket pragu i pleqërisë. “Për këtë studim më shtyu një shprehje që na e thanë amerikanët në fillimet e demokracisë, në vitet ‘90. Ne si popull, ngaqë ishim shumë të varfër, pra me barkun bosh, të uritur, në skamje, deshëm ndihma të mëdha ushqimore. Amerikanët e panë këtë gjë dhe na thanë shprehjen si pyetje: “Doni t’ju falim një peshk, apo doni t’ju mësojmë si të zini peshk?”. Pra kjo pyetje, personalisht, më bëri shumë përshtypje dhe u pa që ishte pyetje e qartë dhe përgjigjja e saktë ishte: Na mësoni si të zëmë peshk. Shumë andrologë dhe seksologë në botë, këta pacientë i mjekojnë me testosteron (injeksion, tabletë, xhel). Pra po u japin “peshk”, sepse po u japin hormonin testosterone exogenous (të gatshëm). Unë veprova ndryshe, se nuk u dhashë testosterone të gatshme (pra t’u falja peshk), por u dhashë një tjetër medikament, i cili do t’i ndihmonte për ta prodhuar vetë trupi i tyre testosteronin endogenous, pra u mësova se si ‘zihet peshk’”, shprehet doktori. Janë të paktë ata seksologë, të cilët kanë aplikuar kurimin e pacientëve me Clomiphene Citrate, siç ka bërë prof. Dr. Kim Drasa.
PROF. DR. KIM DRASA
Pleqëria fillon nga ulja e hormonit kryesor mashkullor, që është testosteroni. Me uljen e sasisë së këtij hormoni, testosteroni nën 8 nmol/L (300 ng/dl), shfaqet patologjia e moshës së tretë që quhet hypogonadizmi sekondar. Shenjat e kësaj patologjie janë: Çrregullimi i të qenit mirë dhe sjelljes normale, hot flusher (shpërthime të nxehtit në trup), rënie e libidos, dhjamosje jonormale viscerale (organeve të barkut) dhe trupore, çrregullime të metabolizmit të yndyrave, çrregullime cirkulatore dhe myokardit, zvogëlim të penisit në gjatësi dhe volum, dyfunksion erektil, reduktim të hematopoesës, zvogëlim të masës muskulore, insulin receptor rezistance dëmtohet (shfaqet diabet i tipit 2), osteoporozë, rënie të masës kockore, djersitje, lëkura e thatë dhe anemi. Shumë andrologë dhe seksologë në botë, këta pacientë i mjekojnë me testosteron (injeksion, tabletë, xhel). Po u japin “peshk” sepse po u japin hormonin testosterone exogenous (të gatshëm). Unë veprova ndryshe. Nuk u dhashë testosterone të gatshme (pra, t’u falja peshk), por u dhashë një tjetër medikament, i cili do t’i ndihmonte për ta prodhuar vetë trupi i tyre testosteronin endogenous, pra u mësova se si zihet “peshk”. Çelësi i prodhimit të hormoneve është truri. Duhet të shkojë sinjali në tru se mungon një lloj hormoni dhe truri jep komandën për fillimin e prodhimit të hormonit. Skema është kjo, sinjali që mungon hormoni, shkon në hypotalamus, ky dërgon sinjalin në gjëndrën e hypofizës dhe kjo çon sinjalin në gjëndrën që duhet edhe në rastin konkret, ky sinjal shkon në teste. Nuk ka testosterone në organizëm dhe testet fillojnë prodhimin e këtij hormoni jetik për burrin. Duke u dhënë testosterone të gatshme (exogenous), për të zëvendësuar uljen e prodhimit të tij në trup, ne i bëjmë dëm pacientit në aspekt të funksionimit normal të trupit. Pra, organet që prodhojnë testosteronin në trup bien në gjumë sepse sinjali: “Mungon testosterone”, nuk shkon në hypotalamus (sikurse normalisht ndodh kur mungon testosteroni) sepse trupi është mbushur me testosteronin e gatshëm që mori, ndaj edhe organet bien në gjumë.
SHPËRNDARJA E TESTOSTERONIT
Testosteroni prodhohet çdo ditë nga qelizat leyding (në teste) dhe sasia mesatare ditore është 5-7 mg. Pasi prodhohet, transportohet në gjak me këtë mekanizëm: Sikundër testosteroni është lipophlik, ai kalon lehtësisht përmes membranës së leyding cells, nëpërmjet mekanizmit të disfunksionit. Normalisht, në gjak, 98% e testosteronit është e lidhur (bound), me proteinat dhe vetëm 2% është e lirë (free) dhe atëherë është biologjikisht aktiv. Afërsisht 60% e testosteronit që qarkullon është e lidhur me afinitet më të lartë B-globulin Sex Hormone Binding Globulin (SHBG) dhe 38% e humbet këtë lidhje dhe kështu transportohet nga albuminat. Procesi më i rëndësishëm i jetës seksuale të burrit është spermatogeneza. Duhet të dini se për t’u përfunduar normalisht ky proces kërkon nivel shumë të lartë të testosteronit në teste, shumë më të lartë si sasi, sesa sasia e testosteronit që qarkullon në gjak. Kur një burri i jepet testosterone i gatshëm (exogenous), i përgatitur në laborator, atëherë ndodh që niveli i luetinizing hormon (LH) bie në nivelin testosteronit, gjithashtu niveli i testosteronit në gjak mund të rritet pak. Atëherë niveli i lartë i testosteronit në teste bie, në krahasim me sasinë e testosteronit në gjak dhe kështu ndodh e keqja: aktualisht frenohet procesi normal i spermatogenes. Risia në studimin tim është përdorimi i ilaçit të ri që quhet Clomiphene Citrate (Ç). Clomiphene Citrate është një selective estrogen receptor modulator, i cili nxit prodhimin e gonadotropinës dhe kështu ndihmon spermatogenes. Studimi u bë për të parë efektet e Ç mbi nivelin hormonal dhe procesin e spermatogenes në meshkujt që janë infertilë. Në studim u përfshin 53 meshkuj infertilë, nga mosha 25-50 vite. Ata morën 1 tabletë, 25 mg, çdo ditë, për 28 ditë. U bënë matjet hormonale para fillimit të studimit, si dhe në fund të studimit u bë krahasimi midis tyre. Në konkluzion mund të thuhet se Clomiphene Citrate jep opsionin e shpresës, duke bërë që pleqëria të kalojë më lehtë sepse ky medikament redukton 16 shenjat e hypogonadizmit dhe kjo bën që burrat në moshën e tretë të ndihen më burra.
KONKLUZIONET E STUDIMIT
• Rritje sinjikative në nivelet hormonale pa rritjen disproporcionale të DHT.
• Ndryshime pozitive në nivelet luteinizing hormone (LH), Follicle Stimulatory hormone (FSH) dhe të DHT/TT.
• Normalizimin e prodhimit natyral të testosteronit endogenous nga trupi i burrit dhe restauron në nivel normal të testosteronit në burrat me hypogandizëm.
• Matja e FSH përpara fillimit të mjekimit me Clomiphene Citrate, mund të jetë një tregues i plotë e përmirësimit të parametrave të semenit.
• Clomiphene Citrate ndihmon që skema normale e prodhimit të testosteronit të rifillojë funksionimin natyral.
• Axi: Hypothalamus-Pituitary-gonadal mobilizohet të rifunksionojë brenda 2 javëve pas fillimit të mjekimit dhe vazhdon funksionimin normal.
• Meshkujt infertilë (s’bëjnë fëmijë), bëhen fertilë, pra të aftë për t’u bërë me fëmijë.
Burimi: Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.